Panorama (Albania)

Parukierja nuk u ktheu borxhin, dy vëllezërit i vënë tritol

-

KRUJE – I vendosën tritol për borxhin e pashlyer, arrestohet një nga vëllezërit. Policia e Krujës ka zbuluar porositësi­t e një shpërthimi me tritol të një parukerie në Nikël të Fushë- Krujës. Ngjarja ka ndodhur më 16 gusht dhe një ditë më pas, u ndalua autori që vendosi lëndën plasëse. Gjatë hetimeve, 23- vjeçari me inicialet L. C., ka treguar se tritolin e kishte vendosur për llogari të dy vëllezërve nga Nikla. Pas kontrollit në banesën e të dyshuarve, u sekuestrua­n në cilësinë e provave materiale: 5 fitila zjarrpërcj­ellës; 5 kapsolla detonatore, ndërsa u vu në pranga një prej tyre. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Krujë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit ( parukeri) të shtetases R. Sh., iu vendos lëndë plasëse. Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B. Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale ‘ Shkatërrim prone me eksploziv’ dhe ‘ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyes­e dhe municionev­e’, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 28 vjeç, banues në Nikël”, bëhet e ditur nga Policia. Parukeria ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Raimonda Shegës, banuese në Nikël. 49- vjeçarja mësohet se u kishte një borxh të pashlyer dy vëllezërve dhe për këtë arsye ata kanë porositur t’i hedhin në erë biznesin. Parukerisë së Shegës i është vendosur disa herë lëndë plasëse, por nuk dihet nëse edhe në rastet e mëparshme autorët janë të njëjtët. l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania