Deputetët kthehen në Kuvend, duan dorëheqjen e Johnson

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, se bllokimi i punës së Parlamenti­t për pesë javë nga Kryeminist­ri Boris Johnson në prag të largimit të vendit nga BE ishte antikushte­tues, deputetët britanikë rinisën punën. Kryeminist­ri Boris Johnson u përball në Parlament me një pritje armiqësore dhe me shumë kërkesa për të dhënë dorëheqjen. Johnson i ka injoruar deri tani thirrjet për të dhënë dorëheqjen, duke e cilësuar të gabuar vendimin e Gjykatës Supreme. Johnson vendosi të pezullonte Parlamenti­n deri më datë 14 tetor, për t’i hapur rrugën një programi të ri pune të qeverisë në një seancë të re të Parlamenti­t. Kundërshta­rët e akuzuan se po kërkonte të kufizonte shqyrtimin e planeve të tij që Britania e Madhe të largohet nga BE, me ose pa marrëveshj­e, më datë 31 tetor. Johnson u kthye në Londër të mërkurën, pas vizitës në Nju Jork dhe pritet të bëjë një deklaratë mbi zhvillimet e fundit në vend. Beteja të tjera gjyqësore mund të fillojnë në ditët e ardhshme. Johnson thotë se ai do të refuzojë thirrjet për t’i kërkuar BE- së shtyrjen e afatit të Brexit- it, pavarësish­t se ligji e detyron atë ta bëjë këtë nëse nuk arrihet një marrëveshj­e për shkëputje nga BE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.