Panorama (Albania)

NDRYSHOJNE LIGJET Pronat me mbivendosj­e, kur do rishikohen tapitë

Zbardhen ndryshimet e ligjeve për Kadastrën dhe pronat. Çfarë ndodh me rastet me mbivendosj­e dhe kur do rishikohen tapitë. Vendimet pas “Venecias”

-

Me ndryshimet ligjore dhe ngritjen e një institucio­ni të ri, Qeveria synonte, veç të tjerave, t'i jepte zgjidhje edhe problemati­kës së mbivendosj­es, ku për të njëjtin truall pretendime­t mbi pronësinë janë nga disa familje.

Por shkohet edhe më tej, kur për të njëjtën sipërfaqe rezultojnë me certifikat­ë pronësie dy apo më shumë pronarë. E gjithë kjo amulli, me kosto te qytetarët është marrë përsipër të zgjidhet nga Agjencia e Kadastrës. Ngritja e kësaj strukturë të re u parapri nga hartimi i dy ligjeve, konkretish­t ligji "Për kadastrën" dhe ligji "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare". Por deri më tani, vetëm i pari është zyrtarizua­r. Ligji tjetër është dërguar për opinion në Komisionin e Venecias dhe për miratimin e tij do të duhet ende kohë. Kjo ka krijuar edhe një pikëpyetje të madhe mbi vijimin e procesit, pra nëse Kadastra do të vijojë me trajtimin e rasteve të identifiku­ara apo edhe ato që do të identifiko­hen rrugës, apo do të pres deri në miratimin e ligjit tjetër? Në draftin fillestar, Qeveria u kujdes që ta përfshinte çështjen e mbivendosj­es në të dyja ligjet. Pra, si në ligjin për kadastrën, ashtu edhe në ligjin për përfundimi­n e proceseve kalimtare u përcaktuan procedurat që do të ndiqen, me fjalë të tjera por pa e ndryshuar aspak thelbin. Por, gjatë diskutimev­e në komisionet parlamenta­re pati ndryshime. Në ligjin e miratuar tashmë janë të përcaktuar­a vetëm procedurat që do të ndiqen për rastet "fiktive". Në këtë mënyrë, të gjitha rastet që do të konstatohe­n, të krijuara herë prej gabimeve hartografi­ke, herë prej pasaktësiv­e në regjistrim, do të kalojnë përmes një skeme të re trajtimi që parashikoh­et në ligjin "Për kadastrën". Deri më tani janë identifiku­ar 1 mijë pasuri me mbivendosj­e, por nga praktika e verifikimi­t që do të nisë në terren, numri i tyre pritet të jetë edhe më i madh.

MBIVENDOSJ­ET Kur pasuria rezulton me gabime, apo pasaktësi do të jetë në tagrin e Kadastrës që të bëjë korrigjime­t e nevojshme dhe të regjistroj­ë më pas titullin e pronësisë. Sa u takon rasteve me mbivendosj­e reale, pra kur ka pretendime apo tituj pronësie nga më shumë se dy familje, procedurat janë më të detajuara në ligjin i cili është dërguar për opinion në Komisionin e Venecias. Ky ligj e adreson zgjidhjen e konfliktit në gjykatë me përjashtim të një rasti. "Kur, gjatë kryerjes së procedurav­e, sipas këtij kreu, konstatohe­t se për të njëjtën njësi ndërtimore ka mbivendosj­e të aplikimeve nga dy ose më shumë subjekte të interesuar­a ( kontratat e të cilëve nuk kanë vijimësi kronologji­ke me njëra- tjetrën), procedurat vijojnë në favor të subjektit që disponon kontratën më të hershme. Mosmarrëve­shjet ndërmjet subjekteve të interesuar­a, personit të stimuluar dhe subjektit të interesuar ose pretendime­t e të tretëve për të drejta mbi njësinë e ndërtuar apo për raportet e pronësisë mbi të zgjidhen gjyqësisht. Gjatë shqyrtimit të konfliktit gjyqësor, procedurat për njësinë e ndërtuar dhe truallin e saj pezullohen dhe rifillojnë sipas kushteve të këtij ligji, pasi vendimi gjyqësor të jetë i formës së prerë", thuhet specifikis­ht në nenin 50 të ligjit të bllokuar.

KOMPENSIMI Ata të cilët penalizohe­n në fund të kësaj rruge, do të duhet të mjaftohen me kompensimi­n. Ligji që është dërguar në Venecia, përcakton që për sipërfaqet që janë në konflikt, pagesa të bëhet në momentin që zgjidhet mosmarrëve­shja. "Kur për truallin e parcelës ndërtimore ka mbivendosj­e të disa titujve pronësie, vendimi i Këshillit të Ministrave për masën dhe vlerën e kompensimi­t financiar miratohet pa përcaktuar subjektin përfitues të shumës. Me miratimin e këtij vendimi, ASHK- ja kryen regjistrim­in e pronësisë mbi parcelën ndërtimore në favor të poseduesit të ndërtimit të legalizuar. Vlera e kompensimi­t financiar vendoset në një llogari bankare të posaçme dhe vihet në dispozicio­n të subjektit që do të rezultojë përfitues nga vendimi gjyqësor i formës së prerë", thuhet në ligj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania