Panorama (Albania)

RIKTHIMI NË KONFERENCË

-

Rudina Hajdari: Më lejoni të bëj një sqarim të vogël. Ishte një reagim emocional se kishte një rend ditë që u ndryshua me miratimin tonë. Zoti Kaso që erdhi këtu, nuk është teknicien, por anëtar i kryesisë së PD- së. Siç e thamë edhe më herët, ne e vlerësuam faktin që ata erdhën këtu, por mënyra sesi ai foli për këtë komision dhe e trajtoi deputetët e opozitës, ishte shpërfillë­se dhe e papranuesh­me.

Ralf Gjoni: Një sqarim. Unë nuk mund të qëndroja në tryezën e parë, pasi nuk mund të pranoja që fjalën të ma jepte z. Gjiknuri, të cilin ne kemi kërkuar të largohet nga pozicioni i bashkëkrye­tarit të Komisionit.

Bashkim Fino: Do apo s’do ti, Damian Gjiknuri është bashkëkrye­tari ynë. Dhe mos u merr me bashkëkrye­tarin tonë.

Rudina Hajdari: Zoti Fino, ju lutem. Bashkim Fino: Jo, jo, jam anëtar unë si ai, madje më i rëndësishë­m dhe do flas pa më dhënë leje ti. Ju nuk po e zbatoni programin. Mos hajdeni këtu pas 3 orësh dhe të na kërkoni falje. Ç’jeni ju në fund të fundit?! Ju jeni deputetë të atyre partive politike, me të cilat ne kërkojmë bashkëpuni­m. Ne i respektojm­ë të gjithë për të diskutuar sistemin zgjedhor.

Ralf Gjoni: Nuk ka nevojë të jeni ofendues. Ju kërkoj më shumë respekt. Rudina Hajdari: Keni 30 vjet që flisni dhe nuk keni nxjerrë asgjë të re. Kam respekt për ju, por nuk është vendi dhe momenti që ju të shpreheni në këtë mënyrë. Bashkim Fino: Je kryetare grupi, dili për zot grupit tënd. Rudina Hajdari: Jeni duke prishur rendin. Bashkim Fino: Mos më kujto rendin ti mua. Rudina Hajdari: Këtu pati disa deklarata që nuk duhej të ishin bërë. Ai zotëria që iku, nuk duhej të vinte këtu dhe ta quante këtë takim ilegjitim. Blerina Gjylameti: Keni dakordësua­r për këtë axhendë? Rudina Hajdari: Unë po ju them që ne kishim rënë dakord që Ivi Kaso të vinte këtu, por që jo të minonte gjithë procesin.

 ??  ?? Myslim Murrizi
Myslim Murrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania