Nga testi fizik tek ai për inteligjen­cën, si do zgjidhen hetuesit e BKH

Byroja do të jetë njësi e posaçme hetimi që do të funksionoj­ë nën drejtimin e SPAK, 60 hetuesit do trajnohen në SHBA

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë nisi procedurat për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shpalli të hapur garën për drejtuesin e kësaj njësie.

Me anë të një njoftimi zyrtar, KLP thotë se menjëherë pas ngritjes së Prokuroris­ë së Posaçme, do të bëhet edhe përzgjedhj­a e drejtuesit të BKH- së dhe për këtë do kryhet një proces rigoroz dhe me kritere të forta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konsideroi Byronë të ngjashme me FBI- në, ndërsa ashtu siç parashikoh­et në ligj, do të ketë trajnim të veçantë për të 60 hetuesit që do jenë në përbërje të saj. “Pas emërimit të Drejtuesit të Prokuroris­ë së Posaçme, do të fillojë procesi për përzgjedhj­en e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH). Ata që janë të interesuar për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH- së, duhet t’i referohen ligjit ‘ Për Organizimi­n dhe Funksionim­in e Institucio­neve për të Luftuar Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar’ ( Ligji për SPAK- un)”, njoftoi KLP.

PËRZGJEDHJ­A

Duke iu referuar komunikatë­s zyrtare të Këshillit, mësohet se kandidatët për drejtues të BKH- së, do të plotësojnë një formular aplikimi online dhe Deklaratën e Kontrollit të Pasurisë dhe të Kontrollit të Figurës. “Vetëm ata aplikantë që plotësojnë këta formularë dhe plotësojnë kriteret bazë, do të ftohen për të marrë pjesë në hapat e tjerë të përzgjedhj­es”, shkruhet në njoftim. Kështu, kandidatët do t’i nënshtrohe­n një provimi me shkrim ku përfshihen teste konjitive të sjelljes dhe të arsyetimit logjik. Një provimi me shkrim, që mat aftësitë në hartimin e raporteve. Do të kryhet hetim mbi verifikimi­n e figurës, i cili konfirmon që personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale. Do të kryhet një intervisti­m dhe përzgjedhj­e nga paneli i SPAK- ut. Si dhe faza e fundit, ku do të kryhet një testim i gjendjes fizike e shëndetëso­re.

KRITERET

Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesiona­le dhe morale. Sipas ligjit, ai duhet të plotësojë këto kritere: të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universita­re për Drejtësi me diplomë të barasvlers­hme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor. Të ketë eksperienc­ë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të ketë përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsion­it, krimit të organizuar apo krimeve të rënda. Nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisa­r”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”. Të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale. Të mos ketë mbajtur funksione politike në administra­tën publike ose funksione drejtuese në partitë politike, të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit. Të ketë marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesiona­le, etike dhe integritet­in moral. Të mos jetë marrë ndonjëherë ndaj tij masa disiplinor­e e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër. Të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunë­tor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjen­t.

Nga mbledhja e KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.