NËNDETËSJA DHE SNAJPERIST­ËT

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Për bllokimin e gomones super të shpejtë, Policia greke mobilizoi me dhjetëra mjete lundruese, si dhe avionë e helikopter­ë. Gjithashtu, Forcat Detare të Greqisë mësohet se gjatë operacioni­t kanë përfshirë dhe një nëndetëse, duke mos u lënë mundësi shpëtimi shqiptarëv­e. Gjithsesi, rol kuç në bllokimin e gomones duket se kanë luajtur snajperist­ët e Forcave Speciale. Kjo, pasi nga plumbat e tyre është bërë i mundur ulja e shpejtësis­ë. Duke u qëlluar motorëve, kanë arritur t’i nxjerrin jashtë përdorimi dhe më pas anijet e patrullimi­t e kanë pasur më të lehtë për t’i bllokuar. Hetuesit vijojnë kërkimet rreth ishullit të Lesbosit për të rënë në gjurmët e gomones tjetër, ku dyshohet se ndodhen tre trafikantë të tjerë, ndërsa tre të ndaluarit u dërguan në Komisariat­in e Policisë së këtij ishulli, ku do të merren në pyetje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.