Berisha: Mjeku s’vret, po të ma kërkonin, do ta vizitoja Enverin

“Kemi qenë në një klinikë dhe kemi pasur që në fillim një shoqëri e miqësi, që nuk është lëkundur kurrë”

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

“Enver Hoxhën nuk e kam vizituar, se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do ta vizitoja. Është betimi i Hipokratit”.

Kështu është shprehur ish- lideri i opozitës dhe ishPreside­nti i Republikës, Sali Berisha, në studion e gazetarit Çim Peka. I ftuar në lidhje me hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në, ndër të tjera, Berisha është pyetur edhe për pjesëmarrj­en e tij në promovimin e librit “Blloku” të Isuf Kalos, ish- mjekut personal të Enver Hoxhës. Gjatë promovimit të librit, disa muaj më parë, prania e Berishës nuk ka kaluar pa u vënë re. Me këtë rast, ish- Kryeminist­ri Sali Berisha tregoi miqësinë e tij të ngushtë me mjekun e njohur, për kohërat kur dëgjonin së bashku lajmet te BBC etj.

“Isuf Kalo është një mik i imi që në vitin e parë të karrierës sime mjekësore. Kemi qenë në një klinikë dhe kemi pasur që në fillim një shoqëri e miqësi, që nuk është lëkundur kurrë. Në ato vite, me Isuf Kalon, dëgjonim emisionet e zgjatura të BBC, rusisht, që ishin më antikomuni­stet e kohës. Ka qenë mjek i diktatorit Enver Hoxha. Nuk gjen një njeri që të thotë se, Isuf Kalo më tradhtoi. Ka qenë një mik luajal. Unë respektoj zgjedhjen e njeriut. Ai ka shkruar një libër. por miqësia është miqësi. Dhe e fundit, ka qenë një jetë e gjatë në diktaturë. Nuk ka njeri të thotë se pësova gjënë më të vogël nga Isuf Kalo. I kam shkuar dhe do t’i shkoj”, u shpreh Berisha.

Nisur nga përgjigjja e tij se, asokohe të dy dëgjonin një radio antikomuni­ste, gazetari e pyeti se përse nuk e vrau Kalo diktatorin Hoxha. Berisha u shpreh se në mes është betimi i Hipokratit dhe se edhe atij, nëse do t’i ishte kërkuar të vizitonte Enver Hoxhën, do ta kishte bërë.

“Mjeku nuk vret. Ata që presin që mjeku të vrasë të sëmurin, e kanë gabim. Enver Hoxhën nuk e kam vizituar se nuk më ka thirrur kush. Po të më thërrisnin, do ta vizitoja. Është betimi i Hipokratit”, u shpreh ishKryemin­istri.

Sali Berisha, gjatë promovimit të librit të Isuf Kalos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.