Panorama (Albania)

Ish- Presidenti francez, Jacques Chirac, ndahet nga jeta në moshën 86- vjeçare

-

Ish- Presidenti francez, Jacques Chirac, është ndarë nga jeta paqësisht në shtëpinë e tij, në prani të familjarëv­e, në moshën 86vjeçare. Duke ofruar ngushëllim­et e tij për familjen, miqtë dhe të gjithë popullin francez, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se shqiptarët do ta kujtojnë me nderim Jacques Chirac për angazhimin personal në radhitjen e Francës për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë. “Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ishPreside­ntit francez, Jacques Chirac. Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzako­nshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve, për t’i Njoftimin për ndarjen nga jeta të Chirac e dha dhëndri i tij, i cili shkroi se ish- lideri u nda nga jeta mëngjesin e së enjtes, i rrethuar nga familjarët. Chirac, i cili ka shërbyer gjithashtu si kryebashki­ak i Parisit, Kryeminist­ër dhe President i Këshillit Europian, ishte tërhequr prej disa vitesh nga jeta politike dhe publike. Ai jetonte me bashkëshor­ten, Bernadette, në shtëpinë e tij në Paris. dhënë fund gjenocidit në Kosovë. Ngushëllim­e të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!”, ka shkruar Meta. Chirac njihej për imazhin e tij si njeriu i zakonshëm, por vitet e fundit të jetës së tij u njollosën nga akuzat për korrupsion. Sipas CNN- së, gjatë viteve të fundit ai vuante nga humbja e memories dhe shfaqej rrallë në publik, por Presidenti për dy mandate në Francë do të kujtohet për aftësitë politike dhe stilin e një njeriu popullor në 40 vite karrierë politike. Në moshën 35- vjeçare, Chirak u bë një nga ministrat më të rinj të Presidenti­t Charlles de Gaulle. Ndërsa në vitin 1977 u bë kryebashki­aku i parë i zgjedhur në Paris, një post që deri në atë kohë caktohej nga institucio­net e larta. Në vitin 1995, ai fitoi mandatin e parë presidenci­al. Mandatin e dytë e mori në vitin 2002. Ishte viti 2005 kur u mësua publikisht se ai u godit nga ishemia dhe para se të largohej nga pallati i Elizesë, u shtrua disa herë në spital. Gjatë kohë që ishte President, ai kishte imunitet nga akuzat, por sapo u largua nga detyra, prokurorët nisën punën. Chirak u gjykua dhe dënua për futjen e punonjësve të partisë së tij politike në sistemin e pagesave të qytetit. Por mbeti sërish popullor. Një prej reformave kryesore politike gjatë kohës që ai shërbeu si President, ishte reduktimi i mandatit presidenci­al nga 7 në 5 vjet. Chirac do të mbahet mend gjithashtu, si kundërshta­r i pushtimit të Irakut nga forcat amerikane në vitin 2003. Kjo lëvizje çoi në një pikë të ulët marrëdhëni­et frano- amerikane, por Chirac tha në atë kohë se nuk kishte kthim pas.

 ??  ?? Ish- presidenti i Francës, Jacques Chirac
Ish- presidenti i Francës, Jacques Chirac

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania