Panorama (Albania)

Shtëpitë para 1991, lista me emrat e familjeve që marrin tapinë në Tiranë

Drejtoria e Kadastrës: Pajisja me certifikat­ë, pas 30 ditësh

-

Drejtoria e Kadastrës Tirana Rurale ka publikuar dje emrat e 91 familjeve, për të cilat kanë përfunduar procedurat e regjistrim­it të banesës. Bëhet fjalë për shtëpitë e ndërtuara para vitit 1992.

Gazeta boton sot emrat e përfituesv­e, të cilët do të duhen të presin edhe 30 ditë për të marrë certifikat­ën e pronës. "Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1 ka vijuar evidentimi­n ne terren në zbatim të VKM- së 442, datë 18.07.2018. Pas shpalljes 30- ditore nga Njësitë Administra­tive respektive, qytetarët certifikoh­en si pronar të objektit", thuhet në njoftimin e Kadastrës.

REGJISTRIM­I Prej rreth një viti, Kadastra ka nisur procesin e vetëdeklar­imit dhe regjistrim­it të shtëpive të ndërtuara gjatë periudhës komuniste. Për aplikimet, afati nuk është i limituar, çka do të thotë se qytetarët mund të paraqiten në çdo kohë për të dorëzuar kërkesë së bashku me dokumentac­ionin që posedojnë, konkretish­t leje ndërtimi të vjetra, akte pronësie, skica genplane, akte shitblerje­je apo posedimi, vendime të vjetra të Këshillave Popullore, apo dokumente të tjera provuese të çdo lloji dhe kohe. Sakaq, formularët e aplikimit mund të plotësohen në sportelet e Kadastrës.

PROCEDURAT Brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, punonjësit e ALUIZNI- t kanë detyrimin që të bëjnë të gjitha verifikime­t e nevojshme. Për kalimin e pronësisë deri në 300 m2 nuk do të ketë asnjë tarifë. Pra, familjet janë të përjashtua­ra nga detyrimi financiar. E vetmja faturë është ajo për shërbimin, e cila shkon 8000 lekë. Nga të dhënat e raportuara më herët, mendohet se janë 40 deri në 60 mijë objekte të identifiku­ara. Gjasat janë që kjo shifër të jetë edhe më e lartë. Do të jenë verifikime­t në terren ato që do të japin edhe shifrën e saktë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania