Panorama (Albania)

Pse kushtet gjermane do bindin vendet skeptike të BE

"' Po' për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tregon rëndësinë që ka Ballkani në BE"

-

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, mendon se kushtet e vendosura nga Bundestagu për Shqipërinë do të bindin edhe vendet skeptike si Franca dhe Holanda, për të votuar pro çeljes së negociatav­e për Shqipërinë.

Maas reagoi dje pas ven- dimit të Parlamenti­t gjerman, që mandatoi Kancelaren Merkel të votojë pro hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me BE- në, më 17 tetor, në Këshillin Europian. "Aprovimi nga Parlamenti gjerman për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishë­m. Kjo tregon rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për BE- në. Dy vendet duhet të vazhdojnë reformat integruese. Kam besim se kushtet e propozuara nga Parlamenti gjerman mund të bindin të tjerët në BE, për të nisur negociatat e anëtarësim­it", tha Maas. Tashmë pritet përgjigjja e Francës dhe Holandës, që janë dy nga vendet e tjera skeptike për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

VENDIMI I BUNDESTAGU­T Dy ditë më parë, Parlamenti gjerman vendosi hapjen e negociatav­e me kushte për Shqipërinë dhe pa kushte për Maqedoninë e Veriut. Shqipëria mori 365 vota pro dhe 188 kundër dhe 16 abstenime, ndërsa për Maqedoninë e Veriut 465 vota pro. Në debatin prej 45 minutash në Parlamenti­n gjerman, nuk munguan edhe çështjet konkrete të jetës politike në Shqipëri. Përfaqësue­si i CDU/ CSU, Peter Beyer, në fjalën e mbajtur para Bundestagu­t për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, u ndal edhe te dënimi i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Retorika e përfaqësue­sit të CDU/ CSU ishte e ashpër, ndërsa theksoi se Shqipëria me këtë dënim nuk mund t'i hedhë hi syve Gjermanisë. "Nuk mund të na hidhni dot hi syve me atë dënim", tha ai. Deputeti tjetër i CDU/ CSU, Florian Hahn, theksoi se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por tha se i duhet ende punë në luftën kundër korrupsion­it. "Po të votojmë për Shqipërinë, i japim një shans historik. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatav­e nuk do të thotë anëtarësim", tha Florian Hahn. Shqipëria do të duhet të plotësojë deri në pranverën e ardhshme dy nga nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, nëse merret një Po edhe nga Këshilli Europian, miratimi i Reformës Zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë.

CDU Në një intervistë ekskluzive për "Deutsche Wellen", nënkryetar­ja e Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU, Katja

 ??  ?? ZËDHËNËSJA E KOMISIONIT EUROPIAN: MIRËPRESIM VENDIMIN E BUNDESTAGU­T Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, e ka mirëpritur vendimin e Bundestagu­t gjerman dhe vlerëson se ky vendim do të jetë shtysë për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të vijuar reformat e ndërmarra. "Ne e mirëpresim votimin e Bundestagu­t gjerman në favor të hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësore dhe nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe besueshmër­inë e BE- së", tha Koçijançiç për ATSH. Zëdhënësja e Komisionit Europian i njeh meritat e Shqipërisë, por, sipas Koçijançiç, përgjigjen e fundit e jep Këshilli. "Tani, pa dyshim, pas rekomandim­it tonë, topi është në fushën e Këshillit. Tani do të duhet të presim mbledhjen e Këshillit në tetor dhe atë që vendet anëtare të BE- së do të vendosin", tha Koçijançiç.
ZËDHËNËSJA E KOMISIONIT EUROPIAN: MIRËPRESIM VENDIMIN E BUNDESTAGU­T Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, e ka mirëpritur vendimin e Bundestagu­t gjerman dhe vlerëson se ky vendim do të jetë shtysë për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të vijuar reformat e ndërmarra. "Ne e mirëpresim votimin e Bundestagu­t gjerman në favor të hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësore dhe nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe besueshmër­inë e BE- së", tha Koçijançiç për ATSH. Zëdhënësja e Komisionit Europian i njeh meritat e Shqipërisë, por, sipas Koçijançiç, përgjigjen e fundit e jep Këshilli. "Tani, pa dyshim, pas rekomandim­it tonë, topi është në fushën e Këshillit. Tani do të duhet të presim mbledhjen e Këshillit në tetor dhe atë që vendet anëtare të BE- së do të vendosin", tha Koçijançiç.
 ??  ?? BUNDESTAGU GJERMAN
BUNDESTAGU GJERMAN
 ??  ?? Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania