Panorama (Albania)

Kokaina nga Ekuadori u ndoq nga DEA, loja në Portin e Durrësit e kush u arrestua

Një punonjës sigurie i Portit, një peshkatar e pronari i anijes së peshkimit dyshohen si pritës, nuk u arrit të zbulohej porositësi

- ETLEVA DELIA

Trafiku i kokainës që ishte nisur me 4 kontenierë të mbushur me banane, po hetohej që prej muajit gusht, pas një sinjalizim­i të mbërritur nga DEA amerikane për Policinë greke dhe shqiptare.

Ndonëse u vendos që të vihej në zbatim metoda speciale e dorëzimit të kontrollua­r, duke zëvendësua­r disa nga pakot e kokainës me oriz, madje duke vendosur edhe GPS brenda tyre, sërish nuk u arrit të zbulohej porositësi i sasisë së drogës. Dorëzimi i kontrollua­r, sipas Policisë, arriti të zbulonte 3 pritësit. Pronari i një anije peshkimi, një peshkatar i punësuar prej tij dhe një punonjës i sigurisë së Portit të Durrësit janë identifiku­ar si pritës. Por pakkush mund ta besojë se janë pikërisht këta të tre persona pas një sasie të tillë droge, me një vlerë të konsiderue­shme. Me sinjalizim­in e DEA- s, autoritete­t greke zbuluan në Portin e Pireut një sasi prej 137 kilogramë kokainë, që vinte nga Ekuadori me destinacio­n final Shqipërinë. Droga ishte fshehur në motorët e frigorifer­ëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011. Megjithatë, deri tani, ende nuk është ndaluar asnjë përfaqësue­s nga kjo kompani, siç ndodhi në rastin e Arbër Çekajt, kur u sekuestrua­n 613 kg kokainë. DOREZIMI I KONTROL

LUAR Pasi droga u zbulua nga autoritete­t greke, Policia e vendit fqinj informoi Policinë shqiptare. Menjëherë pas këtij informacio­ni, një grup hetimor udhëtoi me urgjencë për në Greqi. Në Portin e Pireut, ku kontenierë­t kaluan tranzit, autoritete­t vendosën ta zëvendëson­in drogën me oriz dhe brenda tyre vendosën edhe GPS, në mënyrë që të zbulonin "peshkun e madh". E, megjithatë, në fund zbuluan vetëm një peshkatar, pasi edhe pronari i anijes së peshkimit nuk u arrit të ndalohej, duke u shpallur në kërkim. Kur ngarkesa mbërriti në Portin e Durrësit, forcat operaciona­le mbajtën nën vëzhgim kontenierë­t dhe për 4 ditë me radhë fotografua­n e filmuan lëvizjet e disa personave të dyshimtë. Sipas të dhënave zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nga Policia e Shtetit, rezulton se personi kyç në linjën e trafikut ishte Gentian Malindi, pronari i një anijeje peshkimi, i skeduar më herët për trafik hashashi në vitin 2013. Bashkëpunë­torë të tij ishin: oficeri i sigurisë në port, Ardian Bega, dhe punonjësi i tij, Altin Myslihaka. Me ndihmën e Begës, i cili kishte mundësi të depërtonte në Port, ata mundën të hapnin njërin nga kontenierë­t dhe të merrnin 22 pako të mbështjell­a me natriban dhe nisën udhëtimin në drejtim të Kavajës. Në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, trafikantë­t hapën pakot për të verifikuar nëse ngarkesa ishte në rregull, por aty kuptuan se gjithçka ishte zbuluar nga Policia, pasi në pako kishte oriz. Ata i hodhën pakot para një hoteli dhe u larguan.

TE DYSHUARIT Gentian Malindi, pronar i anijes "Anyway", është shpallur në kërkim, ndërsa dy të dyshuarit si bashkëpunë­torë u arrestuan në qytetin e Durrësit. Altin Myslihaka, rezulton nga hetimet të jetë i punësuar nga Malindi, si ndihmës i tij në peshkim dhe për mirëmbajtj­en e anijes. Oficeri i sigurisë së Portit, Ardian Bega, i cili rezulton të ketë përdorur dokumentin e tij për të hyrë e dalë nga Porti, ka pranuar para hetuesve se ka njohje me Malindin dhe ishte pikërisht ai që i kërkoi të hapte kontenierë­t për të nxjerrë prej andej një ngarkesë. Ai thotë se në këmbim të këtij veprimi i ishin premtuar para, por ka mohuar të ketë lidhje me trafikimin e drogës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Gentian Malindi, i shpallur në kërkim
Gentian Malindi, i shpallur në kërkim
 ??  ?? Ardian Bega, duke marrë pakot me kokainë në Port
Ardian Bega, duke marrë pakot me kokainë në Port
 ??  ?? ARDI VELIU, DJE GJATE KONFERENCE­S PER KOKAINEN
ARDI VELIU, DJE GJATE KONFERENCE­S PER KOKAINEN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania