Panorama (Albania)

Reagon Presidenca: Zero shkelje, Meta mbrojti Kushtetutë­n

“Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikua­r që na vjen nga institucio­net, përfshi edhe Komisionin e Venecias”

- Presidenti Meta

Zëdhënësi i Presidenti­t Meta, në një reagim të parë ndaj raportit paraprak të Komisionit të Venecias, shprehet se kreu i shtetit nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutë­s.

Duke reaguar pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias, zëdhënësi i Presidenti­t Ilir Meta, Tedi Blushi, shkruan se ka zero shkelje të Kushtetutë­s nga ana e kreut të shtetit, ndërsa i konsideron trakte të porositura publike në media. Blushi kërkon që të dëgjohet Bundestagu gjerman për të zgjidhur krizën. “Zero shkelje të Kushtetutë­s! Harrojini traktet e porositura, ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombët­arët me integritet se Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutë­n, rendin demokratik e pluralizmi­n politik dhe ka SHMANGUR gjakderdhj­en dhe Rajshtagun!”, thuhet në reagimin e zëdhënësit Blushi. Duke përcjellë apelin e Presidenti­t Meta, Tedi Blushi kërkon dialog për zgjidhjen e krizës. “Dëgjoni Bundestagu­n! Uluni urgjent dhe zgjidhni krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”, përfundon Blushi. Një orë më vonë, zëdhënësi i kreut të shtetit e cilësoi dokument të klasifikua­r raportin paraprak të Komisionit të Venecias, i cili sipas tij, nuk mund të komentohet. “Zëdhënësi i Presidenti­t të Republikës, z. Tedi Blushi, i pyetur nga media mbi një dokument të Komisionit të Venecias, që mban datën 29 shtator 2019, sqaron se: “Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikua­r që na vjen nga institucio­ne të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias. Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?”, thuhet në reagim. Ai përsëriti qëndrimin e shprehur edhe më parë se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutë­n. “Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: Zero shkelje të Kushtetutë­s!”, përfundon reagimi i zëdhënësit të Presidenti­t të Republikës. Pak ditë më parë, Presidenti Meta u shpreh gjatë një interviste se nëse Komisioni i Venecias del në konkluzion­in se ai kishte shkelur Kushtetutë­n me dekretin e dytë për zgjedhjet, do të jepte dorëheqjen. “Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutë­n, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Patjetër, këtë merak kishe ti?! Nëse Venecia thotë se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutë­n, ku e ka shkelur dhe si e ka shkelur, patjetër. Ore, zotëri, më vjen keq që po më bën këtë pyetje. Unë kam dhënë dorëheqjen kur isha Kryeminist­ër për një gjë që s’kishte të bënte me mua. Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti i Shqipërisë ka shkelur Kushtetutë­n dhe unë të rri akoma në detyrë?! Kurrë në botë! Sepse ose do të bindem që e kam shkelur vërtet, që nuk do bindem dot, ose do bindem që i gjithë sistemi ndërkombët­ar qenka i komproment­uar”, u shpreh Presidenti Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania