Panorama (Albania)

Balla: Ilir, e shkele Kushtetutë­n, thuhet e bardha në të zezë!

-

Menjëherë pas publikimit të Raportit të Venecias, ku thuhet se Presidenti Meta ka tejkaluar kompetenca­t e tij kushtetues­e për 30 qershorin, reagoi kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla. Përmes një reagimi në “Facebook”, Balla thotë se Presidenti Meta e shkeli Kushtetutë­n dhe se Komisioni i Venecias e tha këtë e zeza mbi të bardhë. “Që e shkele, e shkele Ilir, po sa e shkele, do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që mua më pëlqeu më shumë: ‘ Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësoj­në një pjesë të madhe të votuesve, nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin të drejtën të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen’”, shkruan Balla, duke vijuar më tej se këtë paralajmër­im e kishte bërë dhe Kryeminist­ri Rama për rrezikun e krijimit të një precedenti. “E ka thënë Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund të bëhen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi të bardhë”, përfundon reagimin e tij Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania