Panorama (Albania)

HAHN: VENDIMI I GJERMANISË NXIT REFORMAT NË BALLKAN

-

Komisioner­i për Zgjerim, Johanes Hahn, vlerësoi vendimin e Bundestagu­t dy ditë më parë për çeljen e negociatav­e me 9 kushte për Shqipërinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hahn thekson se njohja e progresit konkret është thelbësore si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor. "Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në Bundestagu­n gjerman në favor të hapjes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësor, si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmër­inë e BE", shkroi Hahn. Teksa për Shqipërinë Bundestagu vendosi 9 kushte, për Maqedoninë e Veriut u rekomandua hapja e pakushtëzu­ar e negociatav­e. Tani pritet vendimi përfundimt­ar i Këshillit Europian më 17- 18 tetor në Bruksel. Shqipëria nuk di ende sesi do të votojë Franca dhe Holanda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania