Panorama (Albania)

VENDET SKEPTIKE

-

Shqipëria nuk e di ende sesi do të votojnë më 17 tetor, Franca, Holanda dhe Danimarka. Të tria shtetet njihen si vende skeptike. Shpeshherë, shqetësime­t e Holandës për luftën kundër krimit të organizuar kanë qenë publike, ndërsa Franca ka qenë e pakënaqur me parandalim­in e azilkërkue­sve Leikert, tregoi dje pse Bundestagu votoi pro Shqipërisë dhe pse me nëntë kushte. "Jemi konsultuar shumë gjatë në Bundestagu­n gjerman. Me Shqipërinë, pa dyshim, u morëm shumë më tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratik­e në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur Parlamenti­n, Gjykata Kushtetues­e nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Por ne thamë po, sepse donim që t'u jepnim shqiptarëv­e sinjalin nga Bashkimi Europian se janë të mirëpritur në Europë dhe se ky është drejtimi i tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania