Panorama (Albania)

Deutche Welle: Ka shenja për dialog politik në Shqipëri

"Basha dhe Kryemadhi kërkojnë garancinë e ndërkombët­arëve"

-

Agjencia gjermane e lajmeve DW thotë se mes dy krerëve të partive politike në Shqipëri ka shenja për dialog.

DW i ka kushtuar një shkrim situatës politike në Shqipëri ku thotë se pas vendimit të Bundestagu­t gjerman, qëndrimet e palëve kanë ndryshuar duke dhënë shenjë kështu se palët janë pranë dialogut. Pas vendimit të Bundestagu­t për Shqipërinë, Presidenti Ilir Meta e quan urgjente zgjidhjen e krizës së thellë politike. Kryeopozit­ari, Lulzim Basha është gati të ulet në tryezën e bisedimeve me Ramën, por me kusht. Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje në mbrëmjen e të enjtes forcave politike që të fillojnë "urgjentish­t punën për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta. Reflektim serioz për t'i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare", reagoi Meta mbrëmë në median sociale lidhur me vendimin e Bundestag- ut pro hapjes së negociatav­e. Meta solli në vëmendje përpjekjet e deputetëve gjermanë në 4 muajt e protestave antiqeveri­tare të opozitës jashtëparl­amentare pranverën e këtij viti dhe pas zgjedhjeve lokale 2019, për të ulur në tryezën e bisedimeve qeverinë dhe opozitën jashtëparl­amentare, të drejtuar nga PD- ja, për të zgjidhur krizën e thellë politike dhe institucio­nale. "Po të kishin dëgjuar këshillat e tyre me kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte, njëlloj si Maqedonia e Veriut", thekson Presidenti Meta në postimin e tij. Kryetari i Partisë Demokratik­e dhe i opozitës jashtëparl­amentare, Lulzim Basha, pas vendimit të mbrëmshëm të Bundestag- ut, është shprehur i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Ramën. Për rreth 8 muaj, Basha që e ka kushtëzuar dialogun me largimin e Ramës nga posti i Kryeminist­rit, tani vendos një tjetër kusht: dialog me praninë e ndërkombët­arëve. Kushtëzimi i dialogut me praninë e faktorit ndërkombët­ar tregon vijimin e mosbesimit mes palëve politike në Shqipëri, pavarësish­t thirrjeve të BE- së për të ndryshuar dhe shndërruar në kulturë politike kompromisi­n dhe dialogun. Por të dyja partitë, PD dhe LSI, me peshë më të madhe në opozitën jashtëparl­amentare, kanë të njëjtin qëndrim kur konsideroj­në "PO"- në e kushtëzuar të Bundestagu­t pasojë të "dështimit të qeverisë dhe hapave prapa që ka bërë Shqipëria që nga 2018". Në mënyrë të qartë dhe pa ekuivokë, deputetët gjermanë kërkojnë që kjo reformë të bëhet "në përputhje të plotë me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it, të sigurojë një financim transparen­t të partive dhe fushatave elektorale në Shqipëri, në bazë të rezultatev­e të Komisionit ad- hoc për Reformën Zgjedhore". Shtyrja e takimit të Këshillit Europian të 18 tetorit, mund t'i japë kohë Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE- së, pro hapjes së negociatav­e të pranimit për Shqipërinë, të bindin Francën dhe Holandën për të ndryshuar skepticizm­in e tyre e t'i bashkohen shumicës për një vendim pozitiv.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania