Panorama (Albania)

Kryemadhi: Nuk është koha për dekorata, por për dialog

- Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i konsideron 9 kushtet e Bundestagu­t gjerman si semafor i kuq për Kryeminist­rin Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në "Facebook", dje ajo argumentoi se vendimi pro ishte për të mbështetur popullin shqiptar që është pro europian. "Nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu për hapjen e negociatav­e janë një semafor i kuq për Edi Ramën, pasi flasin qartë për kapjen e Sistemit të Drejtësisë, për krizën kushtetues­e dhe institucio­nale, pa ndëshkuesh­mërinë e blerjes së votës dhe intimidimi­n e votuesve, si dhe paligjshmë­rinë e procesit të votimeve të 30 qershorit, ku Edi Rama vendosi ta kthejë Shqipërinë në një sistem monopartia­k, duke synuar zhdukjen e pluralizmi­t politik", shkroi dje Kryemadhi. Teksa ironizoi veprimin e një viti më parë të Kryeminist­rit Edi Rama, që dekoroi disa ambasadorë të huaj në Shqipëri, për kontributi­n e dhënë për çeljen e negociatav­e, Kryemadhi apeloi për reflektim dhe dialog. "Sot nuk është momenti i dekoratave, si ato të 2018- ës, as për shampanjë apo euforizëm politik. Tani është koha ku gjithsecil­i nga ne duhet të marrë përgjegjës­i përballë sfidave reale të vendit dhe përballë qytetarëve. Nëse duam vërtet që negociatat të çelen vitin që vjen, atëherë duhet të ndalim një herë e mirë propagandë­n politike dhe t'i japim qytetarëve shansin për një Shqipëri europiane. Jo dialog për interesa individësh, por dialog transparen­t për qytetarët, gjithëpërf­shirës e të sinqertë", përfundoi kryetarja e LSI- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania