Panorama (Albania)

Meta: Ndal shpopullim­it të Shqipërisë!

“Kjo është sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent”

-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bën thirrje që të frenohet largimi i shqiptarëv­e nga Shqipëria. Referuar anketë së fondacioni­t gjerman “Friedrich Ebert”, për edukimin e të rinjve në Europën Juglindore, sipas të cilit 285 mijë të rinj planifikoj­në të ikin nga Shqipëria, kreu i shtetit kërkoi një reflektim urgjent.” Ndalimi i shpopullim­it të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan Presidenti. Sipas një ankete të fondacioni­t gjerman “Friedrich Ebert” për edukimin e të rinjve në Europën Juglindore, që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikoj­në të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica e të cilëve janë të rinj. 26% pohuan se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18% në Britani, 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera. Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve ( 358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojnë, thyejmë rekord, me 40% të të rinjve që duan të largohen nga vendi ( shih grafikun). Studimi për edukimin e të rinjve vë në dukje se vala e emigracion­it te të rinjtë ka nisur rënien në shumë vende të Europës Juglindore, por ai mbetet i lartë në Rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri. Faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës në vendin e lindjes janë faktorët më të fortë motivues për emigracion­in e të rinjve. Por ndërkohë, emigrimi i trurit ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Fenomeni është shumë agresiv në Shqipëri dhe Malin e Zi, ndërsa në Bullgari dhe Maqedoni, të rinjtë e shkolluar kanë më pak prirje të emigrojnë. Të rinjtë nga rajoni EJL shfaqin një nivel të lartë të gatishmëri­së për t’u integruar në strukturën e shoqërive ku emigrojnë dhe kjo demonstroh­et nga gatishmëri­a e tyre për të mësuar gjuhën e vendit pritës. Anketa nxjerr në pah se prirje për të emigruar kanë më së shumti të rinjtë që nuk janë të punësuar. Të rinjtë që nuk janë në punë, planifikoj­në të ikin në një periudhë të afërt prej gjashtë muajsh. Ata me prindër me nivel të ulët arsimor dhe ekonomik janë më shumë të prirë të largohen, gjithashtu edhe ata që banojnë në zonat rurale e kanë më tepër këtë tendencë.

 ??  ?? Postimi i Kryemadhit në “Facebook”
Postimi i Kryemadhit në “Facebook”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania