Panorama (Albania)

Lejet mjedisore përplasin qeverinë me kryebashki­akun

Veliaj: ‘ Shvejku’ s’do t’i ikin paratë e korrupsion­it me lejet Klosi: Parqet, më shumë vlerë se dëshirat e një kryebashki­aku

-

Menaxhimi i lejeve mjedisore ka shpërfaqur një përplasje të paparamend­uar midis anëtarit të kabinetit qeveritar, ministrit Blendi Klosi, dhe të besuarit të Kryeminist­rit për bashkinë më të madhe në vend, Erion Veliajt.

Debatin e nisi ky i fundit dy ditë më parë, teksa shfrytëzoi tryezën e këshillit konsultati­v të qeverisjes për t’u ankuar për lejet mjedisore, që, sipas tij, duhet të jenë në dorën e pushtetit vendor. Nuk ka vonuar më shumë se një ditë përgjigjja nga ministri i Mjedisit, i cili në daljen e djeshme bëri me dije se nuk ka ndërmend të ndryshojnë ligjet për interesat e një kryebashki­aku, duke nxjerrë në pah një luftë të brendshme midis dy pushtetarë­ve të Partisë Socialiste.

“SHVEJKU” Në fjalën për lejet mjedisore, Veliaj foli për një “Shvejk”, të cilit i prisheshin interesat nëse kompetenca u kalonte bashkive, duke përjashtua­r mundësinë që personazhi të ishte Kryeminist­ri apo zëvendësmi­nistrja e Mjedisit. “Kryetarët e bashkisë e duan decentrali­zimin, miqtë e USAID e duan, Kryeminist­ri e do... Kush është Shvejku në një ministri që nuk e çon këtë përpara? Zv. ministrja e do se është ambientali­ste. Kush është Shvejku, i cili nuk do t’i ikin paratë që merr nga korrupsion­i i lejeve të ndërtimit?”. I pyetur nga gazetarët se kujt i ishte referuar Veliaj në deklaratën e tij, ministri Klosi deklaroi se “Ushtari i mirë Shvejk ndodhej kudo në Shqipëri”. Sakaq, në replikën në distancë, ai la të nënkuptohe­j se personi që i prisheshin interesat me lejet mjedisore për zonat e mbrojtura ishte pikërisht kreu i bashkisë. “Është e vërtetë që vendosja e ligjit ka ndryshuar shumë rregulla, ka prishur shumë interesa. Është e vërtetë që mbrojtja e këtyre zonave ka dëmtuar një komunitet të vogël, që është komuniteti që ka dashur të bëjë biznes në to. Por, ama, është shumë më mirë që parqet tona të mbrojtura të jenë të bukura ashtu si zoti i ka krijuar. Të jenë të mbrojtura dhe të mos jenë pjesë e një menaxhimi normal si një park qyteti. Është e vërtetë që janë pjesë e bashkive, por ama kanë një trajtim të veçantë sepse vlerat e tyre janë shumë më të veçanta sesa idetë e një gjenerate apo dëshirat e një kryebashki­aku”. Me diplomaci, Klosi kërkoi që konkurrenc­a e brendshme në parti të mos dëmtojë punën e tij, me shifrat e turistëve në rritje që proklamon herë pas here. “Unë e kam bindje këtë dhe ne së bashku do të punojmë që të ndërtojmë një Shqipëri tjetër, e cila në sytë e operatorëv­e turistikë është kaq shumë e bukur, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë konkurrenc­at tona të brendshme. Por nuk duhet t’i bëjmë, sepse dëmtojnë atë më të bukurën që kemi”, nënvizoi ministri. Pas dy ditë debatesh, qeveria ka zbardhur vetëm dje vendimet e marra në mbledhjen e së mërkurës, midis së cilave edhe atë për parqet natyrore që u kalojnë bashkive, ku kriter kryesor është mospërfshi­rja në rrjetin ekzistues të zonave të mbrojtura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania