Panorama (Albania)

PD, MALLTEZI: MODELI I VELIAJT, MONOPOL PËR PARATË E EDIT E AHMETAJT

-

Në kulmin e debatit midis dy pushtetarë­ve të Partisë Socialiste, e ka thënë fjalën e vet edhe Partia Demokratik­e, përmes kreut të Departamen­tit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi. Sipas tij, kryebashki­aku nuk ka përmbushur kompetenca­t që i takojnë, që të kërkojë të marrë përsipër të tjera. “Shumë aktorë futi Veliaj në Sharrë, qysh me Veronezë të kërkuar për korrupsion, kreun e PS për Cërrikun që iu fsheh drejtësisë, pasi vrau Arditin e ftuar në Sharrë nga Erioni. Pastaj na solli një nga zyra mbi postën në Këlcyrë, e pastaj Klodian Zoton e mirënjohur si bedeli që luan paratë e Edit dhe Ahmetajt! Pra, modeli i Veliajt është monopoli për paratë e Edit dhe Ahmetajt përmes një bedeli që ka marrë monopolin e incenerato­rëve, monopolin e Sharrës, qoftë për mbetjet urbane, por deri monopol edhe për dherat dhe inertet!!! Dhe gjithë këtë vjedhje masive e mbështjell me fasadën ‘ po bën punë’”, thotë Malltezi në postimin e tij në “Facebook”, duke akuzuar qeverinë se po tenton të japë pjesë nga Parku i Madh i Liqenit për pallate për oligarkët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania