Panorama (Albania)

KLP ndërpret urdhrat e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me

Prokuroria e Përgjithsh­me ka bërë 27 caktime të përkohshme, 8 prej të cilave në cilësinë e drejtuesit

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ndërpreu 13 komandime të prokurorëv­e, duke i kthyer në detyrë në vendet ku ata janë emëruar.

Të gjitha komandimet e ndërprera ishin bërë më herët nga Prokurori i Përgjithsh­ëm dhe sipas Këshillit, kjo vendimmarr­je bëhet në funksion të marrjes së kompetenca­ve të plota, që tashmë i njeh ligji me ndryshimet në kuadër të Reformës në Drejtësi. "Nisur nga gjendja aktuale dhe nga domosdoshm­ëria për implementi­min e ligjeve në kuadër të Reformës në Drejtësi, të ushtrimit të kompetenca­ve të plota të KLP- së sipas organikave të miratuara, miradminis­trimin e strukturës drejtuese pranë çdo prokurorie sipas emërtesës dhe disiplinim­in e punës në çdo rreth gjyqësor dhe implementi­min e kushteve të parashikua­ra në ' Rregullore­n për caktimin e përkohshëm të prokurorëv­e', çmohet e domosdoshm­e procedimi me vendimmarr­je i KLP- së për ndërprerje­n e caktimeve të përkohshme në prokurori të ndryshme nga ato ku prokurorët kanë emërimin, të kryera nga Prokurori i Përgjithsh­ëm", njoftoi dje KLPja. Të 13 prokurorët rezultonin se ushtronin detyrën në këto prokurori prej rreth një viti. Gjatë kësaj kohe kanë pasur nën hetim një sërë dosjesh, që tashmë do të merren nga të tjerë prokurorë. Aktualisht, janë 27 caktime të përkohshme të kryera me urdhër të Prokurorit të Përgjithsh­ëm ende në fuqi, 8 prej të cilave janë caktime të përkohshme me cilësinë e drejtuesit të prokuroris­ë.

LËVIZJET Në seancën e djeshme, Këshilli ka miratuar me 9 vota pro dhe 1 kundër( Kostaq Beluri) projektven­dimet për ndërprerje­t e caktimeve t? përkohshme t? 13 prokurorëv­e t? caktuar n? prokurorit­ë e juridiksio­nit t? p? rgjithsh? m: Arben Allajbeu, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Durrës; Astrit Halili, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Krujë; Agim Dalipaj, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Lezhë; Agron Gjana, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Tiranë; Ajola Prençi ( Ymeri), prokurore e caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Shkodër; Edina Kurti, prokurore e caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Durrës; Elidon Hysenaj, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Tiranë; Erjon Shqarri, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Tiranë; Esmeralda Ndoci, prokurore e caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Elbasan; Gentjan Habazaj, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Tiranë. Ky vendim është votuar me 8 vota pro dhe 2 kundë r( anëtarët Kostaq Beluri dhe Bujar Sheshi); Kreshnik Ajazi, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Tiranë; Saimir Bahiti, prokuror i caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Gjirokastë­r; Suela Beluli, prokurore e caktuar përkohësis­ht në Prokurorin­ë pranë Shkallës së Parë Durrës. Prej disa muajsh, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka bërë disa komandime të përkohshme në disa prokurori, me qëllim që plotësojë vakancat e krijuara në prokurorit­ë e rretheve nga largimet dhe shkarkimet, si pasojë e procesit të vetingut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania