Panorama (Albania)

Presidenca hap garën për Gjykatën Kushtetues­e

-

Pas kërkesës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidenti rihapi dje garën për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e. Në faqen zyrtare të Presidencë­s njoftohet rishpallja e procedurës së aplikimit, me qëllim plotësimin e "Vakancës së parakohshm­e", të krijuar për shkak të përfundimi­t përpara kohe të mandatit të ish- gjyqtarit, Besnik Imeraj. Më herët, KED ka informuar Presidenti­n se nga 15 kandidatë që kanë shprehur interesin për konkurrim, kanë ngelur në garë vetëm dy kandidatë të lejuar për kandidim, pra më pak se numri i domosdoshë­m 3. Konkretish­t, për plotësimin e vendit vakant të lënë nga Imeraj, në garë janë prokurori Besnik Muçi dhe gjyqtarja Regleta Panajoti. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procesin e përzgjedhj­es për 6 kandidatët, që janë në garë për plotësimin e 4 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetues­e, duke bërë pikëzimin e tyre, ndërsa lista nuk është dërguar ende për votim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania