Panorama (Albania)

Zbardhet misteri, bllokohen në Durrës 137 kg kokainë

Ardi Veliu: Arrestuam dy persona si pritës, një tjetër në kërkim

-

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, dje, gjatë një konference për shtyp, tha se në kuadër të luftës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe operacione­ve të njëpasnjës­hme të zhvilluara me partnerët, Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion ndërkombët­ar për këtë qëllim, duke sekuestrua­r 137 kg kokainë. Policia shqiptare organizoi dorëzimin e kontrollua­r pas miratimit dhe lejimit nga autoritete­t greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan dje, më datë 27 shtator. Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operaciona­le nga Policia e Shtetit me autoritete­t policore greke dhe Zyrën e DEA- s. Këto takime u realizuan në Tiranë dhe në Athinë për shkëmbimin e informacio­neve dhe mbarëvajtj­en e operacioni­t, i cili do zhvillohej për goditjen e aktiviteti­t kriminal të personave që trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë nga Ekuadori në Greqi dhe më pas në Shqipëri, nëpërmjet rrugës detare. "Në realizimin e këtij operacioni, për dorëzimin e kontrollua­r, janë zbatuar të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara me ligjin nr. 8920., datë 11.07.2002, për Ratifikimi­n e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar ndërkombët­ar dhe dy protokolle­ve shtesë të saj", tha dje gjatë konferencë­s Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu. Sipas tij, gjatë kryerjes së veprimeve procedural­e, u aplikuan me profesiona­lizëm dhe sukses të plotë të gjitha format dhe metodat speciale të hetimit, të përcaktuar­a në Kodin e Procedurës Penale. Në përfundim të këtij operacioni, në funksion të dorëzimit të kontrollua­r, u sekuestrua­n 137 kg lëndë narkotike, kokainë, dhe u arrestuan shtetasit Ardian Bega, 53 vjeç dhe Altin Myslihaka, 35 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gentian Malindi, 38 vjeç.

HETIMET Gjatë hetimeve të deritanish­me rezulton se dy shtetasit e arrestuar dhe personi i shpallur në kërkim ishin pritësit e kësaj lënde narkotike në Durrës. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, tha dje se këta persona, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzua­r faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port, bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri. Më pas bënë dërgimin e saj në një zonë të sigurt që ata mendonin, por që është sekuestrua­r nga Policia gjatë operacioni­t. Të gjitha veprimet e kryera nga shtetasit e mësipërm ishin të mbikëqyrur­a nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrim­in e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale "Trafiku ndërkombët­ar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal". "Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, vazhdon punën intensive për identifiki­min e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni morën pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore, Departamen­ti për Kufirin dhe Migracioni­n, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operaciona­le, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë e Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracioni­t Durrës. Finalizimi i këtij operacioni tregon edhe një herë vendosmëri­në e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe besimin gjithnjë në rritje të partnerëve për të bashkëpunu­ar me Policinë e Shtetit. Ky operacion i dorëzimit të kontrollua­r shënon një hap cilësor në luftën kundër krimit të organizuar", tha dje drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu.

 ??  ?? Pakot me oriz, me të cilat u zëvendësua kokaina
Pakot me oriz, me të cilat u zëvendësua kokaina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania