Panorama (Albania)

"Peshkatari" i kokainës lihet në burg nga Krimet e Rënda

-

Gjykata për Krime të Rënda la në masën e sigurisë "Arrest në burg" një prej të arrestuarv­e për kokainën e kapur në Portin e Durrësit. Në një seancë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, gjyqtarja Irena Gjoka dëgjoi të dyja palët, ku prokurori Edvin Kondili, duke u bazuar në një sërë provash, kërkoi caktimin e arrestit në burg pa afat për Altin Mysilhakën, ndërsa mbrojtja e këtij të fundit një masë më të lehtë. Mysilhaka akuzohet për trafik ndërkombët­ar droge në kuadër të grupit kriminal. Gjatë seancës së djeshme, mësohet se i riu, i cili rezulton të jetë edhe peshkatar, nuk ka folur, ndërsa në ditët në vijim pritet të jepet masa e sigurisë edhe për personin tjetër të arrestuar, Ardian Begën. "Policia bëri arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale ' Trafiku ndërkombët­ar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal'", njoftoi Policia. Hetimet për sasinë e drogës të kapur në Durrës kanë nisur që në muajin gusht, kur autoritete­t greke, të iniciuara nga zyra e DEA- s amerikane, kanë konstatuar drogën në kontenierë­t e nisur për në Portin e Durrësit. Ata e lejuan një pjesë të drogës të kalonte dhe operacioni vazhdoi nga pala shqiptare, që ka mbajtur në vëzhgim për disa kohë kontenierë­t dhe subjekte të ndryshme, derisa në Port u paraqitën dy persona për të marrë sasinë me kokainë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania