Panorama (Albania)

Do trafikonin 4 klandestin­ë drejt BE, pranga dy vëllezërve

-

DEVOLL - Goditet një tjetër rast i transporti­mit të shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BEsë, kundrejt fitimit. Policia tha se është finalizuar operacioni policor i koduar “Bilishti”, duke vënë në pranga dy vëllezër. Specialist­ët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpuni­m me shërbimet e Komisariat­it të Policisë Bilisht, në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE- së, finalizuan një tjetër operacion, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, vëllezër, të dy banues në Tiranë. Nga informacio­ne të siguruara në rrugë policore, si dhe nga kontrollet që punonjësit e Komisariat­it Bilisht ushtruan në afërsi të stadiumit, shtetasit e lartpërmen­dur u kapën me mjetin tip “Renault” duke transportu­ar në drejtim të Tiranës, katër shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 euro në total, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania