Panorama (Albania)

Shisnin heroinë në lokalet e Shkodrës, dy të arrestuar, një grua në hetim

-

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër ndiqet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se shisnin lëndë narkotike të llojit heroinë në disa lokale të qytetit. Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në Policinë e Shkodrës, pas informacio­neve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 42 vjeç dhe u ndalua shtetasi A. P., 46 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër. Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin shisnin lëndë narkotike të llojit heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës. Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë. Nga ana tjetër, specialist­ët për Krimet në Komisariat­in e Policisë Krujë ndaluan tre shtetas të shpallur në kërkim, me masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpuni­m. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të personave të shpallur në kërkim specialist­ët për PERSONA janë arrestuar në Shkodër dhe Krujë nga oficerët e Antidrogës. Në Shkodër janë vënë në pranga dy persona dhe një grua hetohet në gjendje të lirë, pasi shisnin heroinë në disa lokale, ndërsa në Krujë janë arrestuar 3 persona, të cilët ishin me masë sigurie “Arrest me burg” për kultivim të lëndëve narkotike Krimet në Komisariat­in e Policisë Krujë kanë bërë të mundur ekzekutimi­n e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit: H. M., 64 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpuni­m dhe H. Rr., 64 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të tre banues në Krujë.

 ??  ?? Policia e Shkodrës
Policia e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania