Panorama (Albania)

1 vit pas celebrimit në tarracën e bashkisë, Vilma Masha në pritje të fëmijës së parë

-

Moderatorj­a e njohur e emisioneve sportive, Vilma Masha, kurorëzoi dashurinë me partnerin rreth një vit më parë, në një ceremoni, e cila bëri bashkë njerëzit më të dashur të saj. Fill pas këtij momenti special, Masha vazhdoi projektet në televizion në platformën ku ka drejtuar prej kohësh disa formate sportive, atë të “Digitalb”. Së fundmi, burime për revistën “Who” kanë zbuluar se 1 vit pas martesës, Vilma është në pritje të ëmbël. Gjinia e fëmijës së moderatore­s nuk dihet ende, megjithatë këto detaje pritet t’i zbulojë vetë ajo në muajt në vazhdim. Momentalis­ht Masha drejton programin “Gol pas goli” në “Digitalb”, program të cilin nuk dihet se kush do ta marrë përsipër në momentin kur moderatorj­a do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Vilma Masha u celebrua në fund të shtatorit të vitit të kaluar, gjatë një ceremonie të organizuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Moderatorj­a e emisionit “Gol pas goli” në “SuperSport” veshi fustanin e bardhë, duke i dhënë fund beqarisë pas një lidhjeje në distancë. Gjatë rrëfimit të saj për programin “Në Shtëpinë Tonë” për lidhjen e saj disavjeçar­e, ajo foli edhe për planifikim­in e një fëmije shumë shpejt. Vilma u shpreh se personi që ka për krah nuk është person publik dhe ajo mundohet ta mbajë sa më larg thashethem­eve të botës së televizion­it. Ai ka jetuar në Romë prej 13 vitesh dhe aktualisht punon në një bankë. Marrëdhëni­a e tyre ka funksionua­r sepse kanë mirëkuptim në lidhje me profesione­t e tyre dhe shoku i Vilmës di të gatuajë dhe ky është një privilegj i madh për Vilmën. Tashmë na mbetet vetëm të presim një foto të moderatore­s me bashkëshor­tin misterioz, të cilin nuk e ka prezantuar ende për publikun.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania