Panorama (Albania)

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, të marrosur pas njëri- tjetrit, puthje e prekje në publik

-

Pas përgjysmim­it spektakola­r të peshës dhe dukjes tashmë të mirë, Marsela Çibukaj duket se po shijon në maksimum romancën e dashurisë me këngëtarin Vitmar Basha. Aq shumë e duan njëri- tjetrin, sa edhe kur janë në publik nuk rrinë dot një moment pa u puthur e përqafuar. Paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografua­r gjatë koncertit “Time Capsule”, që Capital T mbajti sheshin “Nënë Tereza”. Ata shihen të lumtur dhe super të dashuruar, ndërsa shkembëjnë puthje e përqafime nën tingujt dhe zërin e reperit të momentit, Capital T. Kujtojmë që dalja e tyre e parë në publik ishte në koncertin e Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve, ku dhe dolën fotot e para në çift të këngëtares së talentuar Marsela Çibukaj me Vitmar Bashën. Ata ishin bashkë dhe madje nuk ndalonin në përqafimet që i jepnin njëri- tjetrit. Këtë lidhje e dekonspiro­i si fillim Vitmari, këngëtari që bie në sy për kaçurrelat e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku dhe u shpreh se Marsela jo vetëm që ishte e dashura, por edhe muza e tij. Lidhja duket po shkon aq mirë, sa çifti i këngëtarëv­e po diskuton martesën. Sërish është Vitmari ai që tregon ndonjë gjë dhe e pohoi hapur tek emisioni “Gjesi”, se shumë shpejt Marsela mund të shkojë drejt altarit e veshur me fustan të bardhë. Dhe natyrisht që ajo ka nisur prej kohësh përgatitje­t për ditën e saj të madhe, duke e nisur çdo gjë nga forma fizike. Në daljet e saj të fundit është parë një ndryshim spektakola­r në fizikun e saj, pasi shihet tashmë e përgjysmua­r në peshën trupore. Le të shohim se si do të duket nuse vajza me buzëqeshje të madhe. Hamendësim­et se mes çiftit kishte diçka më shumë se miqësi kanë qarkulluar me kohë në rrethin e artistëve, por rrëfimi i Vitmarit se i kishte bashkuar muzika dhe se Marsela kishte qenë muza e tij për albumin e ri, të titulluar ‘ 9’, i vuri vulën kësaj historie dashurie. Së fundi, Marsela u përfol se do të ishte pjesë e spektaklit “Dance with me” në krah të Valer Kolnikajt, por në prag të fillimit të spektaklit u tërhoq nga gara për arsye personale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania