Panorama (Albania)

Granit Xhaka feston 27- vjetorin, bashkëshor­tja e quan burrin më të ndershëm në botë

-

Ditën e djeshme, futbollist­i i njohur Granit Xhaka festoi 27- vjetorin e lindjes dhe në këtë datë të shënuar nuk mund të mungonte një urim special nga bashkëshor­tja e tij, Leonita. Ajo ka publikuar në rrjete sociale fotografi të ndryshme, që nga vitet e para të njohjes dhe deri në ditët e sotme, që presin të bëhen prindër.

Në disa prej fotove Graniti shihet duke i përkëdhelu­r barkun e rrumbullak­osur Leonitës, duke treguar se po e pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Përkrah një fotoje të Xhakës, Leonita ka bërë një dedikim për partnerin e saj. “Gëzuar ditëlindje­n njeriu më i mrekullues­hëm, më i kujdesshëm, më i ndershëm, më i thjeshtë në botë. Faleminder­it që më ke bërë më të lumtur seç kam qenë ndonjëherë dhe që më bën të qesh çdo ditë. Falënderoj Zotin çdo ditë për ty! Të duam përgjithmo­në!”, ka shkruar Leonita. Në muajin maj, çifti i njohur ndau me të gjithë ndjekësit lajmin se shumë shpejt do të bëheshin prindër për herë të parë. Ata nuk e kanë bërë ende publike gjininë e fëmijës, por pritet që të zbulohet brenda pak kohësh, sepse Leonita është në javët e fundit të pritjes së ëmbël. Ndërkohë, ata shihen me admirim nga fansat, pasi konsideroh­en si çifti ideal, që e duan dhe e respektojn­ë shumë njëri- tjetrin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania