Alida Duka anulon dasmën në Monaco me bosin francez: Historia e veçantë me Xavier la gjurmë tek unë, arsyeja pse i dhashë fund

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Një orë dore me 10 gurë diamanti dhe një ceremoni dasme e planifikua­r të mbahej në Monaco, tërhoqën vëmendjen pesë muaj më parë gjatë rrëfimit personal që këngëtarja e njohur Alida Duka bëri për veten në ekran. Por duket se historia me menaxherin e saj Xavier, i komentuar si “bosi i Francës”, nuk ka shkuar sipas parashikim­eve. Duke e konsiderua­r si një histori të fortë që ka lënë gjurmë në jetën e saj, e bashkë me një këngë si dedikim për t’u mbajtur mend, Alida rrëfen ekskluzivi­sht për “Panorama Plus” arsyen pse i dha fund kësaj lidhjeje të veçantë dashurie.

Je në formën më të mirë fizike dhe në kulmin e karrierës si këngëtare. Cila është kënga që e interpreto­n me gjithë shpirt në koncerte?

Kënga që dëgjohet më shumë është “Ani” ft Adrian Minune dhe Chikita, tek e cila gjej edhe unë më shumë veten. Një këngë që më ngjiti sa e këndova në studio te vëllai, Stine, i cili më tha: “Mbaroi filmi, s’ke nevojë më të hedhësh zërin”. Më ngjiti direkt.

Tashmë je e impenjuar të realizosh vetëm hite. Po punon për një këngë të re, që mund të bëhet e famshme edhe në botë?

Kënga e radhës që do të dalë përsëri me klip titullohet “Vetem një natë”, një krijim që e kam pasur shumë për zemër ta publikoj si projekt para sezonit veror, e cila është edhe dedikim.

Në maj të këtij viti deklarove në media se kishe planifikua­r dasmë me menaxherin francez, Xavier. Vazhdon lidhja me të?

Lidhja me francezin Xavier ishte një lidhje shumë e veçantë për mua, e cila la gjurme tek unë. Për këtë arsye publikova dhe këngën “Krejt me harru” para ca kohësh.

Thua “ishte”, çfarë ndodhi që i dhatë fund?

Dikush që nuk diti të vlerësojë vlerat që unë kam, nuk ka edhe pse të jetë me mua. Çdo gjë tjetër materiale nuk më hyn në sy, sepse e kam ndërtuar gjithçka vetë dhe jam krenare për këtë. Karakteri është mbi të gjitha, ajo çfarë unë vlerësoj shumë.

Ju madje planifikua­t dasmë në Monaco, po kush mund të jetë ai që do t’ia dalë të të çojë vërtet në altar?

Një mashkull i shkathët, i zgjuar, thjesht të ketë sharm, do të ishte ai që do më çonte mua në altar.

Ndërkohë, je mami e një djali të rritur tashmë. Është fëmija i dytë në planet e tua?

Fëmijë të dytë? Nuk besoj.

Fole pak më sipër për gjithçka që ke arritur në jetë. Si ke mundur t’ia sigurosh vetes një jetë luksoze?

Luksi nuk është gjithçka, por unë kam punuar që të mos më mungojë asgjë, as mua dhe as djalit, dhe kjo është kryesorja. Pra, të jemi të lumtur në familje dhe të shëndetshë­m. E mira nuk ka fund asnjëherë, por duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi.

Gjithmonë ia ke besuar karrierën tënde muzikore në Shqipëri vëllait, Stines. Për famë më të gjerë ndërkombët­are, me cilin artist ke ëndërr të bashkëpuno­sh?

Nesti e di gjithmonë se çfarë kërkoj dhe nuk kam nevojë kur shkoj në studio t’i them se për çfarë kam shkuar. Shkurt, e zgjedh projektin dhe ma tregon. Për momentin unë punoj në Gjermani për të nxjerrë në tregun gjerman një këngë shqip- gjermanish­t, pasi këtu jetoj dhe kam shumë dëshirë të jem edhe në tregun e vendit ku jetoj.

Jeta e një artisteje është e bukur, por dhe e vështirë. Ka pasur raste që je dorëzuar?

Të jesh artiste duhet të jesh multitalen­t, që të mund të koordinosh shumë gjëra në të njëjtën kohë. Pra, të jesh perfekt në shtëpi, në punë, në karrierë, një mami e dashur e njëkohësis­ht një partnere. Me pak fjalë, duhet të kesh talent ta planifikos­h kohën në mënyrë perfekte.

E si i ke gjetur balancat në jetë që të jesh në formë të mirë jo vetëm fizike, por edhe mendore?

Kjo gjë më ka mbajtur të jem në mënyrë fizike perfekt se nuk kam kohë kurrë t’i ha të gjitha vaktet, dhe në mënyrë mendore, pasi e kam trurin 24 orë në lëvizje.

Si një mësuese kërcimi, mban regjim për të pasur trup elegant në çdo kohë?

T’ju them të drejtën, akoma nuk kam filluar nga komplekset që të më shtyjnë të mbaj dietë. Unë ha gjithçka, përveç produkteve të qumështit, që më japin alergji. Nuk kufizohem tek asnjë ushqim dhe mendoj se çështja e fizikut tim është edhe gjenetike.

Sa i përket muzikës, "Kënga Magjike" është një festival që tundon shumë këngëtarë çdo vit. E sheh veten në atë garë dhe me çfarë projekti mund të konkurrosh?

Te “Kënga Magjike” kam pasur shumë dëshirë të dal. Ndoshta do të vijë momenti me një baladë ritmike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.