Panorama (Albania)

Bashkëshor­tja e Saimir Tahirit, gjithandej pranë bashkëshor­tit

-

Pas vendimit të Gjykatës, e cila e dënoi ish- ministrin e Brendshëm me 3.5 vite burg, që i konvertohe­n me shërbim prove, rezulton që Tahiri u shpall i fajshëm, por nuk do ketë as edhe një ditë heqje lirie. Këtë vendim, ai nuk e priti mirë. Përshtypje­t e para, menjëherë pas vendimit, Tahiri i ndau me gazetarët, por iu premtoi që të nesërmen do të kishte një konferencë për shtyp për të folur më gjatë. Të nesërmen Tahiri u shfaq te Hotel “Rogner” për të dhënë shpjegimet e tij. Por neve na ra në sy bashkëshor­tja e Tahirit, e cila me një veshje sportive dhe flokë të mbledhura, rrinte në shoqërinë e gazetarëve. Vihet re një lloj shqetësimi tek ajo, nisur nga gjestet, nga mënyra si e ndjek të shoqin teksa ai flet. Pa dyshim që familja e Tahirit nuk ka qenë aspak rehat këto vite që është hapur proces gjyqësor ndaj tij dhe duket se bashkëshor­tja e mbështet në çdo hap që ai bën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania