Panorama (Albania)

Pronat, përfituesi­t e kompensimi­t në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Elbasan

-

Prej zyrtarizmi­t të ligjit të ri të pronave, ATP- ja i ka dhënë përparësi trajtimit të aplikimeve me kërkesë të veçantë. Dje është publikuar edhe lista e radhës me familjet përfituese në 4 qarqe të vendit përkatësis­ht Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. "Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administra­tiv i 9 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP- ja ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/ aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuar­a në ligj", thuhet në njoftimin e ATP- së.

SKEMA Sipas skemës së pagesës me këste, pronari trajtohet financiari­sht përmes një kërkese të paraqitur nga ana e tij për të përfituar 20% të shumës brenda 1 viti, 30% brenda 3 vitesh dhe 40% brenda 5 vitesh, duke hequr dorë nga pjesa tjetër e kompensimi­t. Që do të thotë, pavarësish­t nëse vendimi është i ri në kohë, pavarësish­t llojit të pasurisë së njohur dhe pavarësish­t se sa arrin vlera e kompensimi­t, pronarët trajtohen financiari­sht sipas kërkesës për 1, 3 apo 5 vite.

FONDI Fondi financiar, i vënë në dispozicio­n nga Buxheti i Shtetit, që ATP- ja do të shpërndajë, është në vlerën e rreth 217 milionë lekëve, nga të cilat 44 milionë do të ndahen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimi­t për të cilën është aplikuar. "Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim", vë në dukje ATP- ja. Aplikimi i kësaj skeme, ku pronarët heqin dorë nga 60 për qind e vlerës së kompensimi­t, i ka kursyer shtetit jo pak por rreth 328 milionë lekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania