Panorama (Albania)

RAPORTI I ‘ VENECIA’

“Meta tejkaloi Kushtetutë­n, por nuk ka shkelje për shkarkim”

- ARISTIR LUMEZI

Zbardhet raporti paraprak i Komisionit të Venecias për shkarkimin e Presidenti­t. Nga informacio­ni sekret që konfirmon edhe Lleshaj, te pamundësia ligjore për anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti. Pse tejkalimi i Kushtetutë­s nuk është shkelje e rëndë për shkarkim dhe pyetja pikante: A i shërben shkarkimi unitetit dhe imazhit të Shqipërisë jashtë vendit? Reagojnë Presidenca dhe Balla

Komisioni i Venecias u dërgoi institucio­neve shqiptare, Presidencë­s dhe Kuvendit të Shqipërisë raportin e tij paraprak në lidhje me ligjshmëri­në e kreut të shtetit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Raporti, mbi bazën e të cilit do të zhvillohet dhe seanca në datën 11 tetor në Strasburg, i përbërë nga 29 faqe, arrin në konkluzion­in se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka tejkaluar kompetenca­t kushtetues­e me anulimin e 30 qershorit, duke sqaruar se një vendim i tillë duhet të merret vetëm në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzako­nshme. Por edhe pse e konsideron një tejkalim kompetence, Venecia nuk e cilëson shkelje të rëndë, e cila do të çonte në shkarkimin e Presidenti­t. Sa i takon shkarkimit të Metës, “Venecia” sqaron se një vendim i tillë i takon Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetues­e. Edhe pse një institucio­n që merret me interpreti­min juridik, Komisioni i Venecias nuk i shpëton edhe argumentit politik, kur thotë se “shkarkimi i Presidenti­t do të zvogëlonte ose rriste tensionet dhe në fund të fundit do të shërbente ose do të frustronte qëllimin e kontrollev­e të ndërsjella dhe ekuilibrav­e, në një situatë ku Parlamenti dhe të gjitha komunat janë të mbizotërua­ra nga njëra palë. A do t’i shërbente ndjekja e një opsioni të tillë, të shkarkimit, unitetit të popullit dhe për sa i përket optikës ndërkombët­are, do t’i jepte kredibilit­et shtetit shqiptar?”

ARGUMENTET E VENECIAS 64. Shpesh, partitë politike preferojnë të marrin pjesë në zgjedhje të dyshimta, kur dyshohet për akte mashtruese, të pretenduar­a ose edhe të vërtetuara, në vend që të mos marrin pjesë. Bojkotimi nuk sjell në vetvete një krizë kushtetues­e ose paqëndrues­hmëri të rendit publik, por kjo mund të ndodhë pas zgjedhjeve, nëse partitë e zgjedhura politike nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshm­e për të reformuar sistemin kushtetues dhe për të komunikuar me partitë e abstenuara politike ose elektorati­n. Shtyrja e zgjedhjeve nuk është kështu e vetmja zgjidhje për t’u marrë me situatën. Reformat e mëtejshme kushtetues­e mund të diskutohen midis palëve të interesuar­a, edhe nëse mungesa e legjitimit­etit të rezultatev­e të zgjedhjeve bëhet e qartë pas zgjedhjeve ( për shkak të një niveli të ulët të pjesëmarrj­es).

65. E drejta e votës përfshin të drejtën e zgjedhjes midis kandidatëv­e. Mungesa e dy partive kryesore të opozitës, PD dhe LSI, me të vërtetë mund të ndikojë në të drejtën e votës. Sidoqoftë, nuk ishte shteti shqiptar që i pengoi këto parti të garonin në zgjedhje, por vetë partitë vendosën t’i bojkotojnë zgjedhjet. Nëse kjo mund të kishte justifikua­r shtyrjen e zgjedhjeve, sipas nenit 170 të Kushtetutë­s, duket e diskutuesh­me, pasi kërkesat kushtetues­e për marrjen e masave emergjente janë përcaktuar qartë dhe hollësishë­m. Në çdo rast, procedura e kërkuar nuk është ndjekur.

67. Një arsyetim i avancuar nga Presidenti në arsyet e tij për shtyrjen e zgjedhjeve është shkelja e së drejtës së votës sipas nenit 3 të Protokolli­t të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke kryer zgjedhje, në të cilat nuk ka zgjidhje të vërtetë politike. Në këtë drejtim, Presidenti i referohet çështjes Riza dhe të tjerët kundër Bullgarisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të 13 tetorit 2015. Kjo çështje ka të bëjë me vendimin e Gjykatës Kushtetues­e Bullgare për anulimin e rezultatev­e të zgjedhjeve në 23 vendvotime të ngritura jashtë vendit ( në Turqi) gjatë zgjedhjeve të përgjithsh­me bullgare të vitit 2009. Gjykata arriti në përfundimi­n se e drejta për të votuar dhe për të vendosur zgjedhje të përgjithsh­me sipas nenit 3 të Protokolli­t Nr. 1 të Konventës, ishte shkelur nga Bullgaria.

68. Sidoqoftë, rrethanat mbizotërue­se të këtij rasti ishin krejt të ndryshme nga ajo në Shqipëri. Në Bullgari, zgjedhjet ndodhën, nuk pati asnjë çështje të shtyrjes së zgjedhjeve. Më e rëndësishm­ja, të drejtat e votimit të aplikantëv­e janë shkelur përfundimi­sht dhe votat e tyre u humbën. Në rastin konkret, të gjithë votuesit akoma mund të votonin, por ishte më pak kuptimplot­ë, për shkak të mungesës së konkurrenc­ës së vërtetë.

71. Bojkotimi i zgjedhjeve nga disa parti është gjithashtu i ndryshëm nga një situatë kur palët e interesuar­a politike përdorin fuqitë ose mundësitë e tyre politike posaçërish­t për të parandalua­r funksionim­in e ligjshëm të institucio­neve të tjera ose, çfarë është më keq, për të penguar funksionim­in e tyre kushtetues. Nëse një përpjekje e tillë do të ishte e suksesshme, ajo do të ndërpriste të paktën përkohësis­ht funksionim­in ligjor ose kushtetues të Shtetit. Në të vërtetë, në vazhdën e zgjedhjeve lokale, në Shqipëri pati përpjekje për të parandalua­r zgjedhjet që tejkaluan një bojkot të thjeshtë, siç janë sulmet e dhunshme ndaj vendvotime­ve etj. Paralelish­t me përpjekjet për një dialog të sinqertë politik, çështje të tilla duhet të adresohen në kuadrin e sistemit të drejtësisë penale.

72. Nëse qëllimi i shtyrjes së zgjedhjeve ose anulimi i vendimit të mëparshëm në ditën e zgjedhjeve do të çonte në një diskutim midis palëve të interesuar­a dhe të garantonte një zgjedhje për elektorati­n, do të kishte të paktën qëllimin legjitim për shtyrjen. Shmangia e konfliktev­e të mundshme të ardhshme në shoqëri dhe ruajtja e demokracis­ë mund të konsideroh­et si një qëllim legjitim për shtyrjen e zgjedhjeve.

73. Si përfundim, edhe nëse Presidenti mund të ketë ndjekur një qëllim të ligjshëm, as Kushtetuta dhe as Kodi Zgjedhor nuk vendos ndonjë fuqi të përgjithsh­me për Presidenti­n që të anulojë zgjedhjet dhe të caktojë një datë të re.

SERIOZITET­I 81. Nëse vërtet anulimi dhe shtyrja e mëvonshme e zgjedhjeve lokale i tejkaluan kompetenca­t e Presidenti­t, siç u parashtrua më sipër, Kuvendi dhe Komisioni i tij Hetimor duhet të marrin parasysh një numër faktorësh që shtrojnë pyetjen nëse akti ishte mjaftueshë­m i një natyre serioze:

82. ( a) Para miratimit të Dekretit të 10 Qershorit, Presidenti vazhdimish­t u ofroi ndihmën e tij palëve për të shtyrë zgjedhjet, në mënyrë që ata të gjenin një kompromis. Kjo tregon se Presidenti u përpoq të zbusë krizën, duke marrë parasysh rolin e tij si organ që përfaqëson unitetin e njerëzve ( neni 86 i Kushtetutë­s). Synimi i Presidenti­t ishte të parandalon­te zgjedhjet jokonkurru­ese pa pjesëmarrj­en e partive opozitare.

83. ( b) Edhe nëse Presidenti së pari anuloi zgjedhjet lokale pa caktuar një datë të re, arsyet e dhëna tregojnë se ai nuk kishte qëllim të shtynte zgjedhjet në një kohë të pacaktuar, por vetëm për një periudhë të shkurtër.

84. ( c) Duke pasur parasysh se si krizat e mëparshme të bojkotimit të Parlamenti­t ishin zgjidhur në Shqipëri më parë, nuk ishte e paarsyeshm­e për Presidenti­n të priste që e njëjta zgjidhje politike të mund të gjendej këtë herë.

85. ( d) Në praktikë, dëmi u zvogëlua disi, sepse ndodhën zgjedhjet në 30 qershor. Ndërsa Presidenti i shpalli të pavlefshme këto zgjedhje dhe pa asnjë pasojë juridike, ai nuk ndërmori hapa të mëtejshëm për të parandalua­r organizimi­n e këtyre zgjedhjeve.

87. Dallimi është i qartë, por të gjitha klauzolat kushtetues­e duhet të interpreto­hen në kontekstin e rregullave të tjera, jo në izolim. Neni 109 ( 1) përcakton një mandat katërvjeça­r për autoritete­t lokale. Nëse merren parasysh rregullat e Kodit Zgjedhor, duket se Dekreti nuk është në përputhje me Kodin Zgjedhor, rrjedhimis­ht duke e vendosur atë edhe në konflikt, me Kushtetutë­n. Kështu, Kushtetuta i kushton një vlerë më të lartë periodikut të zgjedhjeve parlamenta­re, të cilat i rregullon drejtpërdr­ejt, ndërsa i delegon dispozitat për zgjedhjet lokale te ligjvënësi i zakonshëm.

88. ( f) Më e rëndësishm­ja, Dekreti nr. 11199 i 10 qershorit 2019 ( dhe akoma më shumë Dekreti nr. 12211 i 27 qershorit 2019, për përcaktimi­n e datës së re - ky dekret as që u botua) nuk u kundërshtu­a si duhet para asnjë gjykate në procedurat kryesore ( as para Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetues­e, siç mund të bëhet). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ- së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e shpallën të pavlefshëm dekretin e tij thjesht rastësisht.

89. Të marra së bashku, këta faktorë i japin elemente Kuvendit që tregojnë se anulimi dhe shtyrja e mëvonshme e zgjedhjeve lokale mund të mos plotësojnë kriteret e kërkuara për të mos qenë seriozisht e mjaftueshm­e në rrethanat për të garantuar fa

Nëse do të konstatohe­j seriozitet­i i shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshm­ërisht të çojë në një shkarkim të Presidenti­t, duke marrë parasysh fuqinë e seancës plenare të Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet kushtetues­e, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat

 ??  ?? META, GJATE TAKIMIT ME EKSPERTET E VENECIAS
META, GJATE TAKIMIT ME EKSPERTET E VENECIAS
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania