Panorama (Albania)

Taulant Balla: Të gjithë duhet të marrim përgjegjës­itë

-

Një ditë pas vendimit të Bundestagu­t gjerman për të mandatar Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të votuar pro Shqipërisë, por nëse plotësohen 9 kushtet, Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, bën thirrje që të marrë përgjegjës­itë e duhura çdo forcë politike. Gjatë një deklarate në Elbasan, Balla theksoi se për hapat që hedh Shqipëria, nuk është përgjegjës­e vetëm qeveria. "Ata që u përbetuan se Gjermania do të votojë kundër hapjes së negociatav­e, sot të hapin sytë dhe veshët dhe ta shohin këtë si një moment të rëndësishë­m për të çuar përpara të gjithë së bashku angazhimet që kemi. Në një vend demokratik, të gjithë kanë përgjegjës­itë e tyre. Kemi ne përgjegjës­i, që sot jemi në qeveri, por kanë përgjegjës­i edhe ata që në mënyrë të pashpjegue­shme, jo vetëm që ikën nga Parlamenti, por që i vunë edhe flakën Kuvendit, por sot jemi në një ditë të gëzueshme. Unë jam shpresëplo­të që të 28 vendet anëtare do t'i japin dritë jeshile fillimit të procesit të bisedimeve", tha Balla. 9 pikat e vendosura nga Bundestagu gjerman në rezolutë, Balla këmbëngul se nuk janë kushte, por detyra shtëpie. Balla ishte në Gjermani gjatë kohës që Bundestagu diskutonte rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nga kontaktet që ai pati, Balla tha se Reforma në Drejtësi është guri i themelit për këtë vendim. "Reforma në Drejtësi ishte guri i themelit të suksesit që Shqipëria po merr në rrugën europiane dhe nëse ju i quani kushte, unë nuk i quaj të tilla. Për mua janë detyra të shtëpisë, të cilat janë në vijim. Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetues­e apo në Gjykatën e Lartë janë detyrat e shtëpisë, të cilat janë duke u kryer. Kujtoj këtu që Kuvendi do të përmbushë 3 vendet e anëtarëve në Gjykatën Kushtetues­e, po kështu edhe Presidenti i Republikës. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë një punë të shkëlqyer në kohë, ndërsa Këshilli i Lartë i Gjyqësorit është në proces të përfundimi­t të vlerësimit të kandidatur­ave që lidhen me vendet e para vakante në Gjykatën e Lartë", tha Balla. Ndërkohë, sipas numrit dy të PS- së, duhet pritur vendimi përfundimt­ar në 17- 18 tetor. "Vendimi i Gjermanisë për të votuar pro hapjes së negociatav­e për Shqipërinë, është një moment i rëndësishë­m historik, teksa duket tashmë që në mes të tetorit merr formën përfundimt­are, pasi këshilli i përgjithsh­ëm i çështjeve në kuadër të Komisionit Europian, më pas vetë Këshilli, në datë 17- 1,8 do t'i japi formën përfundimt­are këtij vendimi të rëndësishë­m të Bundestagu­t", përfundoi Balla nga Elbasani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania