Panorama (Albania)

PD: FMN, shuplakë qeverisë, po vidhet prona

-

Partia Demokratik­e ka komentuar dje reagimin e shefit të FMN- së për Shqipërinë, duke theksuar se Martijn ka konfirmuar denoncimet e bëra nga opozita. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, këshilltar­i për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratik­e, Dorian Teliti, akuzon qeverinë se nuk ka caktuar prioritete­t e investimev­e publike dhe nga ana tjetër, ka privatizua­r dhe ka dhënë me koncesion çdo gjë. Edhe sot, për të disatën herë, shefi i misionit të FMNsë për Shqipërinë ka rithënë ekzaktësis­ht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur si shqetësim prioritar për ekonominë. Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsion­i i PPP- ve nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitor­ët vendës, por edhe ata të huaj”, shkroi Teliti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania