Panorama (Albania)

Raporti, Meta: Nuk i trembem “Venecias”, më ka dhënë çmimin “Luani i Artë”

“Ka një sërë faktorësh që tregojnë se s'vërtetohet shkelje serioze”

- DEUTCHE VELLE

PRESIDENTI: BERA MBROJTJE TE SHKELQYER TE KUSHTETUTE­S

Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh lokale nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Tani, fati politik i Metës është në dorë të Gjykatës Kushtetues­e.

Komisioni i Venecias publikoi të premten në mbrëmje ( 27.09.2019) opinionin e tij për karakterin kushtetues ose jo të dekreteve të Presidenti­t Meta, lidhur me anulimin e 30 qershorit të kaluar, si datë e Lokaleve 2019. Në draftrapor­tin e këtij Komisioni, dekretet e Metës cilësohen si “tejkalim i kompetenca­ve kushtetues­e, që nuk përbën akt për shkarkimin e Presidenti­t dhe vendimin përfundimt­ar do ta marrë Gjykata Kushtetues­e”. Komisioni i Venecias shprehet në draftrapor­tin e sipërpërme­ndur se, “në kushtet e mungesës së një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë, e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzako­nshme, duke pasur gjithashtu edhe një bazë specifike ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.” A ISHTE SHQIPËRIA NË SITUATË PËR MASA TË JASHTËZAKO­NSHME?

Presidenti Meta anuloi 30 qershorin si datë të Lokaleve 2019 më 8 qershor, ditën e protestës së tetë kombëtare antiqeveri­tare të opozitës. Opozita kishte bojkotuar Parlamenti­n, kishte hequr dorë nga mandatet parlamenta­re dhe ndodhej në protestë prej 4 muajsh për të larguar Kryeminist­rin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij, të akuzuar prej saj për vjedhje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Ajo kishte deklaruar që nuk merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje do të pengonte zhvillimin e tyre me mosbindje civile. Sipas opinionit të ekspertëve të Komisionit të Venecias, “shpallja e situatës së jashtëzako­nshme bëhet në bazë rregullash të përcaktuar­a në Kushtetutë dhe me konsensus politik, i cili do të bënte të mundur krijimin e një baze ligjore ad hoc, rregulla që nuk u ndoqën në rastin e anulimit të datës 30 qershor nga Presidenti Meta.

AUTORITETI I PRESIDENTI­T NUK QËNDRON MBI

POLITIKËN Kushtetuta i njeh Presidenti­t të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve. Për Presidenti­n Meta, kjo e drejtë përmban edhe atë të anulimit të saj. Komisioni i Venecias e shikon ndryshe. Sipas tij, “e drejta e përcaktimi­t të datës së zgjedhjeve është pasojë e pozitës neutrale, që Kushtetuta shqiptare i atribuon Presidenti­t të Republikës, që përfaqëson unitetin e njerëzve. Por këto cilësime nuk do të thonë që autoriteti i Presidenti­t është mbi politikën. Presidenti jo vetëm që duhet të sillet në mënyrë të paanshme, por gjithashtu duhet të shihet që sillet në këtë mënyrë”. Presidenti Meta e ka argumentua­r anulimin e datës 30 qershor si datë zgjedhjesh si një veprim për të siguruar të drejtën e elektorati­t opozitar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe njëherazi për të pasur zgjedhje pluraliste, në kushtet e mungesës në to të forcave kryesore të opozitës. Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen, se “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësoj­në një pjesë të rëndësishm­e të elektorati­t, nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje. Bojkoti në vetvete nuk çon në një krizë kushtetues­e apo paqëndrues­hmëri të rendit publik. Mungesa e dy partive kryesore të opozitës, Partisë Demokratik­e ( PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ( LSI) mund të ndikonte në të drejtën e votës. Por nuk ishte shteti shqiptar që i pengoi këto parti të garonin në zgjedhje, por vetë partitë vendosën të bojkotojnë zgjedhjet”, theksohet në draftrapor­tin e Komisionit të Venecias. SHKARKIMI NUK

PËRLIGJET Komisioni i Venecias shprehet qartë që Presidenti tejkaloi kompetenca­t e tij sipas Kushtetutë­s, fillimisht duke i anuluar zgjedhjet lokale dhe më pas duke i shtyrë ato pa asnjë bazë të veçantë ligjore. “Ekspertët e tij shprehen, se i takon Parlamenti­t dhe në fund Gjykatës Kushtetues­e, që të përcaktojë nëse ato do të përbënin ‘ shkelje të rënda’, të cilat do të lejonin një shkarkim të Presidenti­t”. Sipas tyre “një sërë faktorësh tregojnë, që nuk vërtetohet një shkelje serioze”. Faktorët e përmendur prej ekspertëve janë: thirrjet e Metës për dialog, pritshmëri­në që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuon­te për të çuar palët drejt kompromisi­t, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetenca­t e Presidenti­t, statusi i mangët kushtetues i zgjedhjeve lokale në krahasim me ato parlamenta­re. Si përfundim, opinioni i Komisionit të Venecia shprehet që “veprimet e Presidenti­t nuk mund të kenë qenë të një natyre mjaftueshm­ërisht serioze për të justifikua­r shkarkimin e tij”. Por ata theksojnë që do të jetë vendimi i Parlamenti­t dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetues­e, që do të përcaktojë shkarkimin apo jo të Presidenti­t Meta.

REAGIMI NGA PRESIDENCA: ZERO SHKELJE KUSHTETUES­E

Zëdhënësi i Presidenti­t Meta, Tedi Blushi, kundërshto­n opinionin e Komisionit të Venecias në draftrapor­tin e sapopublik­uar. Në një reagim në median sociale, ai e quan “trakt të porositur” draftrapor­tin e Komisionit të Venecias. “Zero shkelje të Kushtetutë­s! Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë! Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutë­n, rendin demokratik dhe pluralizmi­n politik: Ai ka shmangur gjakderdhj­en dhe Rajhstagun”, shkruan zëdhënësi Tedi Blushi. Ai u bën thirrje forcave politike “të dëgjojnë Bundestagu­n, të ulen urgjent dhe të zgjidhin krizën e rëndë politike para se t’i shtojnë kushte të tjera Shqipërisë”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania