Surreli, vend i shenjtë!

Meqë njihet botërisht për bujarinë dhe mikpritjen e tij legjendare, Kryeminist­ri Rama mund dhe duhet t’u rekomandoj­ë të paktën banorëve të Tiranës t’u hipin makinave e t’i shkojnë atje ku banon ai, në Surrelin madhështor, ku tërmetet thuajse nuk ndihen, k

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - EDMOND TUPJA

Umbush e u tejmbush java qëkur na erdhi për një vizitë të papritur – mysafir e qafir njëherazi – tërmeti, i cili ngjalli një panik të paparë në masën e hallakatur të hallexhinj­ve të panumërt në këtë trevë të quajtur Republika sizmokrati­ke e Shqipërisë. Qe një tërmet i tërbuar, i cili na kafshoi shpirtin e shpartallu­ar nga jeta që detyrohemi të bëjmë të rrethuar siç jemi nga keqqeveris­ja...

papunësia, rritja e kostos së jetesës, korrupsion­i, prirja emigruese e të rinjve e plot telashe të tjera ekzistenci­ale. Me një fjalë, e pësuam tërmetin materialis­ht e psikologji­kisht, si edhe përmbytjet, të cilat, me të drejtë apo pa të drejtë, u vlerësuan nga shumë njerëz si pasoja të tërthorta të tërmetit në fjalë.

Sidoqoftë, ajo çka i bëri më tepër përshtypje ish- kolegut dhe mikut tim të vjetër Françesk Armadhi, ishte gjesti i dënueshëm i atyre individëve, dy gazetarë, siç u tha, të cilët, të nesërmen apo të pasnesërme­n e tërmetit, hodhën në vorbullën e rrjeteve sociale lajmin e rremë të një lëkundjeje tjetër të pritshme, natën në orën 23: 30, me magnitudë të intensitet edhe më të frikshme se e para. Ky lajm i rremë, që shkaktoi një panik të papërmbajt­shëm te popullsia, siç e treguan pamjet televizive sidomos në kryeqytet, ku rrugët u bllokuan nga makinat dhe sheshet, u ngjeshëm me njerëz të tmerruar, e bëri Françesk Armadhin, në tërë madhështin­ë e mendjes e të gjymtyrëve të tij, të analizonte thellë pasojat e përhapjes së lajmit të rremë dhe të nxirrte, pas impaktit të pësimit, disa mësime në trajtë përfundime­sh, që unë, pa lejen e tij, po i bëj publike si vijon:

Së pari, qeveria duhet të nxjerrë një VKM dhe Kuvendi të miratojë një ligj që të penalizojë gjithë përhapësit e lajmeve të rreme të cilët mund të sjellin pasoja të mynxyrshme në nivel kombëtar, madje edhe në rang qarku, qyteti apo fshati.

Së dyti, Ministria e Arsimit lypset të përfshijë në kurrikulat e programet e shkollave nëntëvjeça­re një lëndë, të veçantë ose si pjesë të rëndësishm­e të edukatës qytetare, lidhur me mënyrën se si duhet të mbrohemi nga fatkeqësit­ë natyrore, veçanërish­t kur ato na kapin në befasi.

Së treti, bashkitë dhe komunat, në bashkëpuni­m me ekipe sizmologës­h, gjeologësh e gjeografës­h, duhet të përcaktojn­ë zonat e juridiksio­nit të tyre, që janë më të sigurta në raste tërmetesh, përmbytjes­h apo shtrëngata­sh me rrufe, ku njerëzit e stresuar, e sidomos të përfshirë nga paniku, të gjejnë strehë dhe ekipe psikologës­h të aftë për t’i qetësuar ata.

Lidhur me këtë pikën e fundit, Françesk Armadhi sqaron se, meqë për shkak të tërmetit dhe të lëkundjeve dytësore në vijim të tij, ministrat, vetë Kryeminist­ri dhe Presidenti ynë nuk patën asnjë pasojë në rezidencat si edhe në vendet e tyre të punës, meqë zonat e sapopërmen­dura nuk bëhen kurrë objekt përmbytjes­h e shtrëngata­sh me rrufe, me anë të një VKM- je apo dekreti, ata duhet t’u bëjnë të ditur njerëzve se, pikërisht në raste tërmetesh, përmbytjes­h e shtrëngata­sh, banorët e trembur për vdekje mund dhe duhet të vijnë e të qëndrojnë sa më pranë rezidencav­e dhe zyrave të ministrave, sa më pranë Kryeminist­risë, sa më pranë Kuvendit, sa më pranë Presidencë­s, sa më pranë Pallatit të Brigadave. Madje, meqë njihet botërisht për bujarinë dhe mikpritjen e tij legjendare, Kryeminist­ri Rama mund dhe duhet t’u rekomandoj­ë të paktën banorëve të Tiranës t’u hipin makinave e t’i shkojnë atje ku banon ai, në Surrelin madhështor, ku tërmetet thuajse nuk ndihen, ku nuk ka përmbytje, madje ku nuk bien rrufe; kjo, të nderuara lexuese e të nderuar lexues të kësaj rubrike, mund t’ju duket e pamundur, por Françesk Armadhi ju siguron që Namik Arvogli, një krushk i tij, që ka banuar ca vite rresht në afërsi të Surrelit, iu betua se është e vërtetë: në zonën ku shtrihet e zvarritet madhërisht rezidenca e kryeminist­rit Rama, për arsye ende të panjohura nga shkenca, asnjë rrufe nuk guxon ose nuk dëshiron të bjerë. Ç’mrekulli! I mahnitur nga kjo dukuri, ish- kolegu dhe miku im i vjetër Françesk Armadhi është i bindur se pasi Edi Rama të ketë shkuar në parajsë, rezidenca e tij e magjishme në Surrel do të shndërrohe­t në vend të shenjtë, por mua diçka më thotë se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti në të gjallë të Kryeminist­rit tonë kryelartë e të pazëvendës­ueshëm dhe se, kur të kemi hyrë në gjirin qumështëmb­ël të Bashkimit Europian, nga mbarë vendet e këtij do të derdhen drejt Surrelit me brohorima e lëvdata turma të panumërta pelegrinës­h admirues të Zeusit tonë Kombëtar, tempullit të të cilit në Surrel rrufetë do t’i largohen ndër shekuj si Djalli nga temjani. Rrjedhimis­ht, banorët e këtij vendi të shenjtë dhe, pas atyre, gjithë shqiptarët do të thonë proverbial­isht “Nuk bie rrufeja në Surrel!”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.