Panorama (Albania)

Basha: Përgatitje për zgjedhje të parakohshm­e lokale e parlamenta­re

"Shkojmë për zgjedhje lokale dhe parlamenta­re, të ngrihen shtabe qendrore elektorale dhe politike"

- ARDIT HOXHA

Në takimin e mbrëmjes së shtunë me krerët e degëve lokale të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha ka folur për zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re dhe lokale njëkohësis­ht.

Në kuadër të përgatitje­s së partisë për vijim e aksionit opozitar për muajt në vazhdim, Kryedemokr­ati mësohet t'u ketë thënë krerëve lokalë se opozita e ka gati platformën për të dalë nga kriza. Ky plan, sipas Lulzim Bashës, nënkupton kalimin përmes zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re dhe lokale tënjëkohsh­me, që duhet të organizohe­n nga njëqeveri tranzitore, e cila duhet të ketë për detyrë garantimin e standardev­e demokratik­e. "Vendi është në një krizë të thellë shumëplanë­she dhe detyra e PD- së dhe opozitës është të angazhohet seriozisht për të qenë pranë njerëzve dhe për t'i hapur rrugë perspektiv­ës europiane të Shqipërisë. Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamenta­re dhe lokale të parakohshm­e, me qeveri tranzitore, që garantojnë standardet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme", është shprehur kreu i PD- së. Më tej, në fjalën e tij, Basha ka kërkuar që të rritet niveli i organizimi­t në bazë dhe se strukturat duhet të punojnë sikur zgjedhjet të ishin nesër. Ai u ka bërë apel kryetarëve lokalë për ta hapur partinë për njerëz të aftë dhe me integritet të lartë profesiona­l. "Duhet riorganizi­m, në të njëjtat kushte sikur të ishim në zgjedhje. Të bashkohen faktorë dhe aktorë mepotencia­l njerëzor e elektoral pranë PD- së, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesiona­l e moral", iu ka thënë Basha të tijve mbrëmjen e së shtunës. Lideri demokrat në këtë takim ka shpalosur edhe një strategji të re të Partisë Demokratik­e që ka të bëjë me ngritjen e një shtabi qendror elektoral dhe politik, që më pas do të zgjerohet në të gjithë vendin." Pranë Partisë Demokratik­e do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin. Puna do të përqendroh­et në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetarët, denoncimev­e për aferat korruptive dhe kriminale të qeverisë", ka thënë Basha. Gjatë këtij takimi me kryetarët e PD- së në rrethe, Basha u ka paraqitur atyre edhe një kalendar të qartë e konkret pune, me përgjegjës­itë dhe afatet e qarta për gjithsecil­in. Sa i përket aksionit politik, u vendos që format dhe mënyra do të përcaktohe­t në një moment të dytë, se si do të procedohet me protestat apo me qëndrimet në lidhje me çështje të caktuara. Pas këtij takimi, Basha pritet të mbledhë edhe ish- grupin parlamenta­r dhe kryesinë e Partisë.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhja e Kryesisë së PD
Mbledhja e Kryesisë së PD
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania