Panorama (Albania)

Vrasja e Santjago Malkos, tetë në kërkim

Policia po i vëzhgonte për drogë, u detyrua të ndërhynte para kohe

- ETLEVA DELIA

Tre nga tetë personat që u shpallën në kërkim me vendim Gjykate për vrasjen e ish- policit Santjago Malko, ishin arrestuar edhe në muajin prill nga Policia e Tiranës, pas dyshimeve se po përgatisni­n një vrasje.

Konkretish­t, më 8 prill të këtij viti, Policia njoftoi se ishte goditur një grup i strukturua­r kriminal në fushën e trafikut të drogës. Në operacioni­n e afro 6 muajve më parë, morën pjesë forcat e Antidrogës, por edhe oficerë të Krimeve Kundër Jetës, të cilët arritën të arrestonin 4 persona, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal, njëri i konsiderua­r si drejtuesi. Të arrestuari­t e këtij operacioni ishin Leonard Duka, që dyshohej të ishte drejtuesi i grupit, si dhe dy personat, që po ashtu janë shpallur në kërkim bashkë me të për vrasjen e Santjago Malkos, Oltian Loga dhe Dritan Agaj. Në atë kohë u arrestua edhe 44- vjeçari Elvis Gaçaj, i konsiderua­r person me rrezikshmë­ri të lartë, por për të cilin nuk ka prova të jetë i përfshirë në ngjarjen e fundit. Burimet thanë se këta persona po mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh nga oficerët e Antidrogës, por Policia është detyruar të ndërhyjë para përfundimi­t të hetimeve, pas një informacio­ni që kanë marrë nga qytetarët. Sipas grupit hetimor, përshpejti­mi i këtij operacioni është bërë me qëllim parandalim­in e një vrasjeje të mundshme që dyshohej se po planifikoh­ej nga anëtarët e grupit. Por se për çfarë vrasjeje bëhej fjalë nuk u mor vesh asnjëherë. Megjithëse nuk përjashtoh­et mundësia të ketë qenë edhe ngjarja që ata dyshohet se kanë realizuar në muajin gusht, pra, ekzekutimi i Santjago Malkos. Gjatë aksionit, Policia sekuestroi armë, municion, drogë dhe një makinë e blinduar. Madje, edhe një ditë pas operacioni­t, Policia vazhdoi kontrollet në zonën ku ata qëndronin, duke gjetur edhe një tjetër pistoletë. Megjithatë, pak kohë më vonë, të gjithë personat e arrestuar u lanë të lirë nga Gjykata e Apelit, në rrethana ende të paqarta.

POLICIA Policia e Tiranës, më 8 prill të këtij viti, tha zyrtarisht se bashkëpuni­mi me qytetarët për të luftuar krimin, solli arrestimin e 4 shtetasve, të dyshuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Ndërsa u bë e mundur sekuestrim­i i një mjeti të blinduar, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike. “Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacione­ve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Policinë e Tiranës, pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë, arrestoi në flagrancë shtetasit: L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë; D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë; O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë; E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa shtoi se është ushtruar kontroll në banesën me qira ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacio­n se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundërligj­shme. “Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundërligj­shme, duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: një mjet të blinduar; një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë; 46 fishekë luftarakë, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë vijon puna për dokumentim­in e plotë të veprimtari­së kriminale të tyre, si dhe të përfshirje­s të personave të tjerë”, tha zyrtarisht Policia.

 ?? Oltian Loga ??
Oltian Loga
 ??  ??
 ??  ?? Ilir Selmani
Ilir Selmani
 ??  ?? Fatmir Hyseni
Fatmir Hyseni
 ??  ?? Erlis Duka
Erlis Duka
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania