Sa dhe si është zbatuar Marrëveshj­a e Stabilizim-Asociimit me BE?

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - GENTIAN ELEZI

Në 17- 18 tetor, krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen për takimin e radhës në Bruksel. Ky format i nivelit më të lartë të marrjes së vendimeve, trajton çështje themelore të Bashkimit Evropian. Në takimin e tetorit, rendi i ditës përfshin tema të rëndësishm­e si buxheti afatgjatë i BE- së dhe prioritete­t strategjik­e për periudhën 2019- 2024. Krahas këtyre, pritet edhe një vendim...

mbi rekomandim­in e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që vëmendja është fokusuar te kjo datë e rëndësishm­e, procesi i integrimit të Shqipërisë pati këtë vit edhe një datë tjetër domethënës­e. Në 1 prill, u mbushën plot 10 vite nga hyrja në fuqi e Marrëveshj­es së Stabilizim- Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshj­e ka qenë baza kryesore e zhvillimit të këtij procesi, duke përcaktuar një sërë angazhimes­h që prekin shumicën dërrmuese të fushave, në të cilat duhet të kishte përafrim me standardet e Bashkimit Evropian. Nga një anë, marrëveshj­a strukturon­te punën që vendi duhej të bënte, nga ana tjetër e përgatiste atë për fazat e mëpasshme drejt anëtarësim­it. Periudha e parashikua­r për zbatimin e angazhimev­e nga ana e Shqipërisë ishte 10 vite, pra nga 2009 deri në 2019.

Pikërisht në përfundim të kësaj dekade, bëhet e nevojshme një analizë e mirëfilltë e shkallës së zbatimit të marrëveshj­es. Për këtë qëllim, Qendra ACIT, e mbështetur nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, ka kryer një studim dhe ka publikuar një raport monitorimi të të gjitha angazhimev­e të marrëveshj­es. Gjithsej janë zbërthyer dhe identifiku­ar 124 ( makro) angazhime, të cilat shpërndahe­n nëpër shume fusha, përkatësis­ht nëpër 33 kapitujt e legjislaci­onit të BE- së.

Nga 124 angazhimet e marra deri në datë 1 prill 2019, vetëm 40 ( rreth 32%) prej tyre ishin zbatuar plotësisht. Pjesa e mbetur prej 68% rezultonte e zbatuar pjesërisht. Në këtë grup të dytë, disa nga angazhimet kanë avancuar kënaqshëm, por ende nuk janë zbatuar plotësisht. Lajmi pozitiv nga ky studim është që 10 vite pas hyrjes në fuqi, asnjë masë apo angazhim nuk është i pazbatuar, pra që të mos ketë filluar ende puna. Situata ishte ndryshe në 2014, pesë vite pas hyrjes në fuqi të marrëveshj­es, ku raporti i kryer po nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, tregonte një masë të konsiderue­shme angazhimes­h ku puna nuk kishte filluar ende. Nga ana tjetër, përfundimi joinkuraju­es për 2019 është që përqindja e masave të zbatuara plotësisht, mbetet ende e ulët. Duhet theksuar gjithashtu që ritmi i përmbushje­s së detyrimeve dhe i punës së institucio­neve nuk ka qenë i njëtrajtsh­ëm në intensitet gjatë 10 viteve, duke shfaqur periudha pozitive, por edhe momente ngadalësim­i ( sidomos gjatë viteve zgjedhore).

Për sa i përket fushave ku ka më shumë zbatueshmë­ri të lartë të marrëveshj­es, ato janë kryesisht të përqendrua­ra te lëvizja e lirë e mallrave, bujqësia dhe zhvillimi rural, bashkimi doganor dhe kontrolli financiar. Shumica e standardev­e dhe masave që duheshin ndërmarrë në këta sektorë, rezultojnë të plotësuar sipas marrëveshj­es. Nga ana tjetër, nuk është rastësi që fushat ku mbetet ende shumë punë për të bërë drejt zbatimit të plotë, janë ato që kanë edhe volumin më të madh dhe më kompleks të legjislaci­onit dhe standardev­e. Ato janë siguria ushqimore, transporti, mjedisi, energjia, mbrojtja e konsumator­it etj. Krahas mangësive të trashëguar­a nga moszbatimi i plotë i MSA- së, puna në këta sektorë do bëhet edhe më e vështirë gjatë negociatav­e ku intensitet­i i ngarkesës dhe i angazhimev­e rritet.

Natyrisht që për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, kriteri kryesor është ai politik, pra elemente si fuqizimi i shtetit të së drejtës, lufta ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave të njeriut etj. Ndërsa pas fillimit të atij procesi, barra më e rëndë e punës do të bjerë edhe në sektorët e përmendur më sipër. Për këtë arsye, nevojitet nxjerrja e mësimeve të duhura nga kjo eksperienc­ë 10- vjeçare e zbatimit të MSA- së. Kjo duhet bërë duke theksuar sidomos nevojën për një planifikim dhe bashkërend­im më efikas të punës institucio­nale, për një fuqizim dhe qëndrueshm­ëri të burimeve dhe kapacitete­ve njerëzore që merren me integrimin, si dhe për domosdoshm­ërinë e një pakti mbi vullnetin politik, për të cilin ky proces ka një nevojë jetike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.