Panorama (Albania)

Meta: Nuk i trembem “Venecias”, më ka dhënë çmimin “Luani i Artë”

“Presidenti i Republikës ka bërë zero shkelje të Kushtetutë­s, bëra një mbrojtje të shkëlqyer të Kushtetues, rendit demokratik e pluralizmi­t”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha se nuk ka shkelur Kushtetutë­n, por përkundraz­i ka mbrojtur rendin demokratik dhe pluralizmi­n.

Duke iu përgjigjur komenteve të bëra për raportin paraprak të Komisionit të Venecia, Meta tha se nuk i trembet asnjë raporti. “Si mund t’i trembet Venecias, ‘ Luani i Artë’ i Venecias të paktën për këtë vit. Të jeni të sigurt se ‘ Luani i Artë’ i Venecias për këtë vit do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri më 24 korrik...”, tha Meta. I pyetur nëse i qëndron deklaratës së do të jetë në Presidencë deri në korrik 2022, Meta tha se kjo nuk vihet në diskutim, ndërsa akuzoi maxhorancë­n se do që të thellojë krizën. “Kjo është një gjë që ka përfunduar. Askush të mos lodhet dhe të mos merret me datën 11. Nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera. Për Presidenti­n Meta, ka vetëm një datë të rëndësishm­e, data 18, në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi të ecë drejt çeljes së negociatav­e dhe të plotësojë të gjitha detyrimet që janë të qarta dhe që nuk duhet të shtohen më. Apeli im është që të gjithë të përqendroh­en në zgjidhjen e krizës dhe të marrin shembull nga Presidenti në respektim të Kushtetutë­s dhe të ligjeve që janë të shenjta për mua”, tha Meta. Më 13 korrik 2019, Presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me çmimin Ndërkombët­ar “Luani i Artë”, me motivacion­in: “Në vlerësim të kontribute­ve të tij për promovimin e demokracis­ë dhe pluralizmi­t politik, për forcimin e paqes dhe stabilitet­it në Ballkan, për promovimin e bashkëjete­sës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhëni­eve italo- shqiptare”. Kreu i shtetit tha dje se do t’i përgjigjet publikisht çdo raporti që do të vijë nga Komisioni i Venecias. “Kam zero koment. E kam shteruar me kohë edhe si President dhe institucio­n, mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutë­s dhe pluralizmi­t politik, të drejtës së zgjedhjes sipas Këshillit të Europës dhe sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, por dhe sipas marrëveshj­es së Stabilizim Asociimit. Lidhur me idenë e një drafti që ka ardhur apo që ka qarkulluar, kjo është gjëja më e parëndësis­hme, por në momentin që stafi im do të qartësohet se cili është drafti dhe i cilës datë është ai zyrtari, përsëri përgjigjja e institucio­nit të Presidencë­s do të jetë publike dhe do jetë në dispozicio­n edhe të anëtarëve të Komisionit të Venecias. Kam zero shqetësim, Presidenti i Republikës ka bërë zero shkelje të Kushtetutë­s dhe ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer të Kushtetues dhe rendit demokratik dhe të pluralizmi­t politik”, u shpreh Presidenti Meta. Dy ditë më parë, raporti paraprak i Komisionit të Venecias konstatont­e se Presidenti i Republikës kishte tejkaluar kompetenca­t e tij me anulimin e datës së zgjedhjeve, por kjo nuk përbënte shkelje të rëndë që ta çonte atë në shkarkim nga Parlamenti.

 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania