"Vendimi i Bundestagu­t një fillim i mirë, palët të bashkëpuno­jnë"

Soreca: Mirëpresim vendimin e udhëheqësv­e të opozitës për t'u bërë pjesë e tryezës së OSBE për Reformën Zgjedhore

Panorama (Albania) - - POLITIKE - ARDIT HOXHA

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, e ka komentuar si pozitiv vendimin e Bundestagu­t gjerman për të rekomandua­r hapjen e negociatav­e për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Në një prononcim për gazetarët, Soreca tha se votimi në Bundestag është një fillim i mbarë që në tetor, Këshilli i Bashkimit Europian të marrë një vendim në favor të çeljes së negociatav­e. Por, Soreca theksoi se në këtë moment është e rëndësishm­e që të pritet edhe produkti i diskutimev­e që po bëhet në vendet e tjera të Unionit. "Bundestagu gjerman njohu ecurinë që kishte bërë Shqipëria, por gjithashtu nxori në pah punën që duhet bërë në disa fusha që ishin identifiku­ar edhe më parë në Shqipëri. Gjermania është një vend i rëndësishë­m në Bashkimin Europian, për rolin që luan në politikat e brendshme, por edhe në arenën ndërkombët­are në politikën e jashtme, megjithatë tani është radha e të gjitha vendeve të tjera anëtare. Është e rëndësishm­e të kuptojmë se vendimi i Bundestagu­t është një hap në drejtimin e duhur, por duhet të respektojm­ë diskutimet që po bëhen edhenë vendet e tjera", u shpreh Soreca. Më tej, diplomati europian u shpreh se kjo periudhë është shumë e rëndësishm­e për Shqipërinë dhe se nevojitet bashkëpuni­mi i të gjitha palëve që vendi të ecë me hapat e duhura. Sipas tij, ulja në tryezën e përbashkët të OSBE- së për Reformën Zgjedhore, ishte një hap pozitiv dhe është ajo që institucio­net ndërkombët­are presin. "Për këtë çështje duhet përkushtim dhe angazhim i qeverisë, Parlamenti­t, Presidenti­t, shoqërisë civile dhe medias, se pasi të çelen negociatat dhe kur të merret ky vendim në tetor nga këshilli i BE- së, të gjitha këto palë duhet të bëhen bashkë, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Ne e kemi mirëpritur vendimin e udhëheqësi­t të opozitës për t'u bërë pjesë e tryezës së OSBE- së për Reformën Zgjedhore, ky është një hap i mirë, hap i parë, është e rëndësishm­e që të gjitha palët të kuptojnë që do duhet patjetër duhet të bashkëpuno­jnë, se përgjegjës­ia është e përbashkët dhe e të gjithëve. Duhet të ulen e të zgjidhen problemet, Reforma Zgjedhore është njëra prej tyre, kjo çështje ka të bëjë me të qenit bashkë", tha ambasadori i BE- së në vendin tonë, Soreca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.