Krimet e Rënda, burg në mungesë edhe për Malindin

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Gjykata për Krime të Rënda caktoi dje masën e sigurisë "Arrest me burg", në mungesë, edhe për Gentian Malindin, i cili u shpall në kërkim nga Policia për trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. Për dy të arrestuari­t e tjerë, Ardian Begën, me detyrë punonjës sigurie në portin e Durrësit dhe Altin Myslihakën, peshkatar dhe mirëmbajtë­s i anijes së peshkimit të Gentian Malindit, Gjykata kishte caktuar të njëjtën masë pas arrestimit të tyre. Në një seancë që u zhvillua me dyer të mbyllura ditën e premte, gjyqtarja Irena Gjoka dëgjoi të dyja palët, ku prokurori Edvin Kondili, duke u bazuar në një sërë provash, kërkoi caktimin e arrestit në burg pa afat për Altin Mysilhakën, ndërsa mbrojtja e këtij të fundit një masë më të lehtë. Mysilhaka akuzohet për trafik ndërkombët­ar droge në kuadër të grupit kriminal. Gjatë seancës, mësohet se i riu, i cili rezulton të jetë edhe peshkatar, nuk ka folur. Policia bëri arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale "Trafiku ndërkombët­ar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal", njoftoi Policia. Hetimet për sasinë e drogës të kapur në Durrës kanë nisur që në muajin gusht, kur autoritete­t greke, të iniciuara nga zyra e DEA- s amerikane, kanë konstatuar drogën në kontejnerë­t e nisur për në Portin e Durrësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.