Panorama (Albania)

ARDI VELIU: ARRESTUAN DY PERSONA SI PRITËS, NJË TJETËR NË KËRKIM

-

Policia e Shtetit, në bashkëpuni­m me autoritete­t ligjzbatue­se greke, në koordinim me Zyrën e DEA- s në Athinë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, finalizoi me sukses operacioni­n ndërkombët­ar "KUITO". Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veli, të premten, gjatë një konference për shtyp, tha se në kuadër të luftës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe operacione­ve të njëpasnjës­hme të zhvilluara me partnerët, Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion ndërkombët­ar për këtë qëllim, duke sekuestrua­r 137 kg kokainë. Policia shqiptare organizoi dorëzimin e kontrollua­r pas miratimit dhe lejimit nga autoritete­t greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan më 27 shtator. Gjatë kësaj periudhe, u realizuan disa takime operaciona­le nga Policia e Shtetit me autoritete­t policore greke dhe Zyrën e DEA- s. Këto takime u realizuan në Tiranë dhe në Athinë për shkëmbimin e informacio­neve dhe mbarëvajtj­en e operacioni­t që do të zhvillohej për goditjen e aktiviteti­t kriminal të personave që trafikonin lëndë narkotike të llojit kokainë nga Ekuadori në Greqi dhe më pas në Shqipëri, nëpërmjet rrugës detare. "Në realizimin e këtij operacioni, për dorëzimin e kontrollua­r janë zbatuar të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara me ligjin nr. 8920., datë 11.07.2002, për Ratifikimi­n e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar ndërkombët­ar dhe dy protokolle­ve shtesë të saj", tha dje gjatë konferencë­s drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu.

Rruga që kanë ndjekur kontenierë­t me 137 kg kokainë nga Ekuadori deri në Portin e Pireut, është kontrollua­r vazhdimish­t nga porositësi­t e drogës, pasi brenda pakove ishte vendosur pajisje GPS mjaft e sofistikua­r, që në nisje.

Më tej, rruga deri në Portin e Durrësit e deri sa ra në gjurmët e dy prej pritësve që u arrestuan, është vëzhguar edhe nga Policia, por njëkohësis­ht edhe nga trafikantë­t. Në momentin që oficerët e Policisë kanë vendosur që të bëjnë zëvendësim­in e pakove të kokainës me oriz dhe gips, kanë parë që brenda tyre kishte edhe GPS. Megjithatë nuk e kanë hequr transmetue­sin, pasi gjithçka do të kuptohej nga personat që fshiheshin pas kësaj ngarkese. Por, përveç trensmetue­sit të tyre, efektivët e Policisë kanë vendosur edhe vetë GPS, për të qenë në të njëjtën linjë. Burime nga grupi hetimor thanë se pakot e izoluara edhe me pjesë gome, ishin ndarë në 4 kontenierë frigorifer­ikë që transporto­nin banane. Gjatë ndërhyrjes në Portin e Pireut, në Greqi, ku kishin shkuar edhe oficerë shqiptarë kundër Krimit të Organizuar, është vendosur që të vihej në zbatim metoda speciale e dorëzimit të kontrollua­r. Në këtë formë, është vendosur që kontenierë­t të lejoheshin të mbërrinin në destinacio­n dhe përveç GPS- së së trafikantë­ve, janë shtuar edhe GPS- të e Policisë. Më parë, grupi i oficerëve, në përbërje të të cilit kishte shqiptarë dhe grekë, bënë peshimin e drogës që rezultoi të ishte 137 kg.

DOREZIMI I KONTROLLUA­R Pasi kontenierë­t u nisën me anije nga Porti i Pireut në drejtim të Portit të Durrësit, nisi edhe operacioni për dorëzimin e kontrollua­r të ngarkesës me drogë. Nga hetimet e kryera, vëzhgimi në terren, por dhe verifikimi i kamerave të sigurisë, rezulton se në Portin e Durrësit ka hyrë fillimisht një automjet me targa franceze. Pasi kjo makinë futet në Port, shfaqet në pamjet e kamerave edhe Gentian Malindi, i cili përdor një kartë për të hyrë në terminal, duke kryer çekinin. Më pas, Malindi i afrohet makinës dhe qëndron aty për pak kohë. Nga ana tjetër, i arrestuari Ardian Bega, punonjës i sigurisë së Portit, sipas grupit hetimor ka shpërqendr­uar një nga rojet që ishte në shërbim, duke i ofruar pije alkoolike. Peshkatari, Altin Myslihaka, i punësuar nga i kërkuari Gentian Malindi, ka lëvizur në drejtim të kontenieri­t, ku është filmuar duke futur disa pako me drogë në një çantë. I arrestuari Ardian Bega ka treguar se në momentin që kanë hipur në makinën e blerë në Roskovec në muajin gusht, Gentian Malindi i ka kërkuar punëtorit të tij, shtetasit Altin Myslihaka, që ta prekte njërën nga pakot nëse shtypej apo jo. Më pas, i ka kërkuar që ta çajë dhe në këtë moment ka parë që në pako nuk kishte kokainë, por oriz. Sapo ka kuptuar rrengun, Gentian Malindi u ka kërkuar dy personave të tjerë që të mos flisnin, duke u thënë: "Na kanë vendosur çip.". Pikërisht në këtë moment, pakot janë hedhur në rrugë, afër Shkëmbit të Kavajës, para një hoteli.

HETIMET Gjatë hetimeve të deritanish­me rezulton se dy shtetasit e arrestuar dhe personi i shpallur në kërkim ishin pritësit e kësaj lënde narkotike në Durrës. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, tha se këta persona, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzua­r faktin që kishin akses në hyrjen dhe daljen në Port, bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri. Më pas, bënë dërgimin e saj në një zonë të sigurt që ata mendonin, por që është sekuestrua­r nga Policia gjatë operacioni­t. Të gjitha veprimet e kryera nga shtetasit e mësipërm ishin të mbikëqyrur­a nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrim­in e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale "Trafiku ndërkombët­ar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania