Pronari i një mjeti nuk u përfshi

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një nga makinat që është përdorur nga autorët e dyshuar të vrasjes, rezulton të ketë qenë në pronësi të shtetasit Ervis Metani, i cili nga hetimet e kryera nga Policia nuk rezulton i përfshirë në ngjarje. Blendi Teta, në dëshminë e tij, ka treguar se është frikësuar në lidhje me ketë ngjarje dhe që nga ai moment ka pasur frikë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes te vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti “BMW X5”. Ditën e nesërme, ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut, e në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas, përveç shtetasit Ervis Metani. Kur e ka takuar Ervisin, ka biseduar me të dhe i ka thënë për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty, menjëherë, Ervisi është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit “Golf 5”, ngjyrë gri me targë AA 221 XB, pasi e kishte të regjistrua­r në emrin tij. Ky automjet kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasit Erlis dhe Leonard Duka, si dhe nga lidhjet e tyre shoqërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.