Panorama (Albania)

Policia u gjeti dy armë të dyshuarve

-

Të nesërmen, pas operacioni­t të 8 prillit, në zonën pranë gjimnazit “Partizani”, ku u arrestuan 3 nga të dyshuarit dhe u sekuestrua makina e blinduar, një armë dhe një sasi droge, Policia ushtroi sërish kontroll. Burimet thanë në atë kohë se gjatë krehjes së zonës ishte gjetur edhe një tjetër pistoletë pa leje, që mendohet se u përket 4 personave që ishin arrestuar një ditë para. Forcat Operaciona­le, ato të Antidrogës dhe të Krimeve Kundër Jetës, kishin nisur një operacion prej orëve të vona të datës 7 prill, me qëllim goditjen e grupit kriminal. Përveç dyshimeve se ky grup merrej me shpërndarj­e narkotikës­h, por edhe trafikim drejt Gjermanisë, Policia kishte të dhëna se veprimtari­a e tyre shtrihej edhe në drejtim të krimeve të rënda. Konkretish­t, qytetarët, duke bashkëpunu­ar me Policinë, kanë sinjalizua­r për një tentativë vrasje të mundshme. Ndërsa personat që dyshohej se po përgatites­hin për kryerjen e një atentati, rezultuan të ishin pikërisht ata që po hetoheshin nga Antidroga prej disa javësh. Kjo ishte arsyeja që Policisë iu desh të ndërhynte më shpejt nga çfarë ishte planifikua­r, me qëllim që të parandaloh­ej një krim i rëndë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania