I arrestuari për moskallëzi­m krimi tregoi organizimi­n

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Blendi Teta, 38- vjeçari që u arrestua për moskallëzi­m krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, në lidhje me vrasjen e ish- policit Santiago Malko, ka treguar emrat e personave që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Ndonëse nga dinamika që ka treguar Teta nuk zbardhet plotësisht se cili nga 8 personat mund të ketë qëlluar, rrëfimi i tij konsideroh­et mjaft i rëndësishë­m për grupin hetimor, që tashmë e ka zbardhur vrasjen. Blendi Teta ka treguar para hetuesve se para se të ndodhte vrasja ka qenë duke darkuar me këta persona në bodrumin e një lokali në zonën e Freskut, pranë teleferiku­t. Ky lokal rezulton të jetë në posedim të dy vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, të përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale. Më pas, Teta e vazhdon rrëfimin e tij, duke treguar lëvizjet e dy makinave, një “Skoda” dhe një “Golf”, në të cilat kanë hipur të gjithë personat që ai përmend. Ndërsa shpjegon se me aq sa ka kuptuar, këta persona ishin në ndjekje të një makine tip “BMW X5”, por nuk e dinte se kush ishte personi që ata po ndiqnin. I arrestuari Blendi Teta ka treguar të gjitha lëvizjet që ka bërë në makinën ku ndodhej vetë, por edhe bisedat që personat që ndodheshin me të bënin me miqtë e tyre që ndodheshin në makinën tjetër që lëvizte pas tyre. Por, sipas tij, në momentin që e ka kuptuar se do të ndodhte diçka e keqe, ka zbritur nga makina dhe ka ikur në zonën e “Don Boskos”, në banesën e bashkëjetu­eses së tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.