Bie nga kati i dytë, vdes mësuesja 58- vjeçare

Humbi ekuilibrin, mori goditje të fortë në pjesën e kokës

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

FIER - Po pastronte xhamat e shtëpisë, humb ekuilibrin dhe bie në trotuar mësuesja 58- vjeçare. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Fier, ku një grua ka gjetur vdekjen tragjike. Policia sqaroi se rreth orës 11: 58 të kësaj të shtune, në lagjen "29 Nëntori" Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit një 58vjeçare. Roza Deliu, si pasojë e dëmtimeve të marra prej rënies nga lartësia, ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakis­ht dyshohet për rrëzim aksidental, pasi gruaja ka qenë duke larë dritaret e banesës. Sipas burimeve nga Policia, familjarët nuk kanë qenë në banesë në çastin e ngjarjes. Pasi i ka përcjellë nga shtëpia, Roza ka vendosur të pastrojë, duke preferuar t'i lajë vetë edhe xhamat. Paraprakis­ht dyshohet se gruas mund t'i ketë rrëshqitur këmba dhe ka humbur ekuilibrin, duke u rrëzuar. Kanë qenë dëshmitarë­t okularë, ata që kanë parë 58- vjeçaren në çastin e rrëzimit dhe megjithëse kanë shkuar për t'i dhënë ndihmë, ka qenë e kot, pasi ajo kishte marrë shumë goditje në pjesë jetësore të trupit. Roza Deliu ishte me profesion mësuese dhe jepte mësim në shkollën 9- vjeçare "Mark Dashi" në Fier. Ngjarja e rëndë që i mori jetën mësueses 58- vjeçare ka prekur shumë banorë të qytetit të Fierit, por ata që e kanë përjetuar më keq kanë qenë nxënësit dhe ish- nxënësit e shkollës 9- vjeçare "Mark Dashi", ku Roza Deliu jepte prej shumë vitesh lëndën e Historisë. "Mësuese Roza! Gjithmonë do të jesh në mendjen e zemrat tona. Ngushëllim­e familjes për këtë humbje të madhe të një njeriu që ka dhënë kaq shumë për breza me radhë", shkruan një ish- nxënëse e 58- vjeçares. "Asgjë s'jemi në këtë botë, këtë mëngjes do të ishte dita e fundit që e përshëndet­a mësuese Rozën, me finesën e saj më dha kurajë për shkollimin e djalit, nuk e mendoja që do ishte përshëndet­ja e fundit, u prefsh në paqe, mësuese Roza Deliu", shkruan një nga fqinjët e mësues së Historisë. Ndërsa stafi i shkollës ka shprehur ngushëllim­et përmes një postimi në rrjetet sociale. "Nuk e mendonim kurrë se do të jepnim një lajm kaq të dhimbshëm. Me zemrën që na dridhet dhe mendjen që nuk e beson e nuk e rrok dot lajmin që s'do të donim ta merrnim kurrë, ju bëjmë me dije se kolegia jonë e shtrenjtë, mikja jonë e çmuar, gruaja e vlerë dhe mësuesja e palodhur, Roza Deliu, u largua nga jeta, duke na lënë një zbrazëti të madhe. Nuk është e lehtë për ne, stafin e shkollës, të ndajmë me ju këtë lajm të zi e të rëndë, sepse Roza për ne ishte dhe është e shtrenjtë dhe e pazëvendës­ueshme. Ngushëllim­et tona më të ndjera familjes së saj të mrekullues­hme dhe gjithë të afërmve të tjerë. Lamtumirë, gruaja me sytë e bukur, të qeshur e të gjallë, mësuesja që kurrë s'u lodh e dha më të mirën, kolegia e dashur e gjithnjë fjalëmbël", shkruhet në faqen e shkollës "Mark Dashi". Deliu ishte mësuese historie, ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. m. r

Ferdinand Mara, drejtori i ri i Policisë së Lezhës

Viktima Roza Deliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.