Panorama (Albania)

Konflikt për gërvishtje­n e makinës, plagoset 27- vjeçari

Të shtënat 700 metra larg Policisë, ndërsa prezantohe­j drejtori

-

Sherr për gërvishtje­n e makinës, plagoset me dy plumba në këmbë i riu. Një 27vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11: 05 të së shtunës, në afërsi të tregut të qytetit, ndërsa i lënduar ka mbetur Saimir Nikolla, banues në IshullLezh­ë. I riu u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, por pasi mori ndihmën e parë dhe duke parë gjendjen shëndetëso­re, u transportu­a drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializu­ar. Sipas të dhënave, ndaj 27- vjeçarit është qëlluar me pistoletë dhe dy plumba e kanë prekur në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar. Pas nisjes së hetimit për zbardhjen e rrethanave, grupi hetimor ka arritur që të identifiko­jë autorin e plagosjes. Emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërkohë që forcat e Policisë po punojnë për arrestimin e tij. Nga veprimet paraprake të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit për gërvishtje­n e makinës. Në bazë të rindërtimi­t të ngjarjes, dyshohet se 27- vjeçari dhe autori janë shkëmbyer me automjetet e tyre dhe pas fërkimit, ka lindur një debat. Kjo gjë ka çuar deri në shkrehjen e armës së zjarrit, pasi Saimir Nikolla u qëllua dy herë në këmbë. Por nga ana tjetër, grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që mes dy të rinjve të ketë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm. Për këtë arsye po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen e 27- vjeçarit nga Lezha. Nga verifikime­t e kryera nga Policia, i plagosuri nuk rezulton të jetë person me precedent penal. Për kapjen e autorit janë ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po hetohet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, janë shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes. Në momentin e ngjarjes, në zonën përreth ka pasur shumë lëvizje, duke qenë se aty pranë ndodhet edhe tregu, por fatmirësis­ht nga të shtënat nuk pati të tjerë të lënduar. Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur rreth 700 metra larg Drejtorisë së Policisë në momentin kur po prezantohe­j drejtori i ri i Policisë Vendore të Lezhës, Erigert Mitri, i cili ka zëvendësua­r Ferdinand Maren, që ka mbajtur këtë post për rreth 18 muaj. "Rreth orës 11: 05, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi S. N., 27 vjeç, banues në Ishull- Lezhë, i cili është transportu­ar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit/ ve. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarj­e për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", bëhet e ditur nga Policia.

 ??  ?? Vendi ku u plagos 27- vjeçari
Vendi ku u plagos 27- vjeçari
 ??  ?? Viktima Zenel Zeneli
Viktima Zenel Zeneli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania