Oficeri i Policisë vdes pas daljes nga banesa, dyshime për atak kardiak

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

SARANDE - Një punonjës i Policisë së Sarandës ka humbur jetën mëngjesin e së shtunës. Mësohet se Zenel Zeneli, 58 vjeç, oficer karriere, ndërkohë që vitet e fundit ishte me shërbim në sallën operative në Komisariat­in e Policisë në Sarandë, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në hyrjen e jashtme të pallatit ku banonte në Rrugën e Pestë, teksa po dilte për në punë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në orën 07: 30, kur ai ishte nisur për në punë. Ka qenë një banor i pallatit që ka parë rrëzimin në trotuar të 58vjeçarit Zeneli. Ai ka njoftuar menjëherë familjarët e tij dhe njëherësh edhe urgjencën. Ambulanca, e cila erdhi menjëherë, e transporto­i 58vjeçarin në Urgjencën e spitalit. Sipas bluzave të bardha të urgjencës, oficeri i Policisë ka qenë i pajetë kur ka mbërritur në spital. Pas konstatimi­t se ishte i pajetë, trupi u dërgua në morg për t'iu nënshtruar ekspertizë­s mjeko- ligjore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet hetimore dhe procedural­e. Paraprakis­ht, dyshohet se 58- vjeçari ka pësuar atak kardiak, ndërkohë që nga Policia nuk janë konstatuar shenja dhune. Zenel Zeneli, prind i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ka qenë prej vitesh banor në qytetin e Sarandës dhe me shërbim oficer Policie. sh. d

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.